| Kush i bėn audicionet nė opera |
|
|
| Wednesday, 26 March 2008 | |||||||
|
Jo çdo artist mund të marrë pjesë në audicionet operistike. Më parë ata duhet të kalojnë në axhendën e drejtorisë artistike e cila jashtë çdo kriteri a rregulloreje, garën po e fsheh pas dyerve të mbyllura.
Edhe pas kthimit mbrapsht të draft-propozimit për reformën në institucionet e artit skenik, gjendja vazhdon të jetë e paqartë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Më shumë se asnjëherë tjetër artistët ndihen të çensuruar. Nëse je shprehur kundër draft-reformës, apo je sindikalist, nuk ke të drejtë të interpretosh një rol në një vepër operistike. Sigurisht, këto arsye nuk thuhen hapur, edhe pse të gjithë e dinë se kështu është. Është rasti i tenorit Rudin Sata, i cili megjithëse prej kohësh po përgatitej për rolin e Manrikos tek opera verdiane "Trovatore", nuk u pranua as në audicion. Si "rastësisht" Sata është një nga ata që është shprehur hapur kundër bordit të TKOB-it dhe reformës së propozuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Dhe ky refuzim të çon të mendosh pikërisht këtë: Sata u ka shkelur disa personave në kallo. Në këtë mes nuk diskutohet niveli artistik dhe aftësitë vokale të Satës, se kjo është tjetër çështje. Ajo që nuk bind askënd është arsyeja e refuzimit. Instanca që vendos për rolet dhe artistët që duhet të interpretojnë apo jo është drejtoria artistike e cila tashmë drejtohet nga Kujtim Vorpsi, një nga instrumentistët e njohur dhe me peshë në orkestën e TKOB-it. Mësohet se Sata, ashtu si edhe shumë të tjerë, i ka dërguar kërkesë me shkrim Vorpsit ku i kërkon të marrë pjesë në audicionet që do të zhvillohen për rolin e Manrikos. Kërkesë që i është refuzuar. Sipas drejtorit artistik Vorpsi, Sata nuk ishte në "axhendën" e tij. Kjo është përgjigjja që i është dhënë artistit, por edhe gazetës "Shekulli", kur u pyet për këtë rast. "Unë e kam sqaruar edhe më parë. Ai është jashtë axhendës sime", - thotë Vorpsi. Sipas tij, kjo do të thotë se roli i Manrikos është specifik dhe se jo kushdo mund të marrë pjesë në audicion. "Përpara se të marrë pjesë në audicion duhet të hyjë në axhendën e drejtorisë artistike", - thotë Vorpsi, i cili nuk e quan ndonjë çështje aq të rëndësishme për tu diskutuar, në një kohë kur TKOB-i ka probleme më të mëdha se kaq.
Mësohet se kërkesa për të marrë pjesë në audicion i është refuzuar edhe sopranos Sofika Kola. Pra nuk kemi të bëjmë me një rast të veçuar.
Është vendosur ndërkaq që roli i Manrikos të ketë vetëm një këngëtar përgjatë katër netëve dhe që do të interpretohet nga tenori Agim Hushi. Gjë e rrallë që ndodh në rastet emergjencash kur rolet kryesore janë interpretuar vetëm nga një këngëtar. Gjithnjë ka qenë një dublant a më saktë një solist tjetër me të cilin janë ndarë netët e shfaqjes.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




