| Liqeni nė telajo |
|
|
| Tuesday, 01 July 2008 | |||||||
Marrëdhëniet e bregut me varkat, pemët, reflekset e tyre mbi ujërat e kthjellëta, re të hirta të bronxta të zjarrta që enden mbi liqen... Në Galerinë e Arteve në pallatin e kulturës “Lasgush Poradeci” u hap dje një ekspozitë pikture me rreth 150 punime me piktorë vendas dhe nga rrethet e tjera të vendit. Ekspozita u hap me rastin e 21 qershorit.
Në Ditën e Liqenit 30 piktorë nga i gjithë vendi ekspozojnë punët e tyre. Marrëdhënia e artistit me natyrën e mbi të gjitha, liqenin
Marrëdhëniet e bregut me varkat, pemët, reflekset e tyre mbi ujërat e kthjellëta, re të hirta të bronxta të zjarrta që enden mbi liqen... Në Galerinë e Arteve në pallatin e kulturës “Lasgush Poradeci” u hap dje një ekspozitë pikture me rreth 150 punime me piktorë vendas dhe nga rrethet e tjera të vendit. Ekspozita u hap me rastin e 21 qershorit, “Ditës së Liqenit” që festohet me pjesëmarrjen e tre qyteteve të liqenit Pogradecit, Ohrit dhe Strugës. Kjo ditë festohet me rotacion, çdo vit në një nga këto tri qytete. Ishte “Piktori i Merituar” Anastas Kostandini, moderatori i kësaj ekspozite, e cilashënon kuotën më të lartë në krijimtarinë e piktorëve të njohur Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Todi Mato, Anastas Kostandini, Sofokli Koci,Gjergji Lako, Vangjo Vasili, Vaskë Basho, Petraq Cici, Vait Kullolli, deri tek më të rinjtë e talentuar Ardi Mullaj, Lori Lako etj. Tablotë e këtij segmenti paraqesin më së shumti përsiatje poetike mbi Pogradecin, liqenin, pyllin e gështenjave, Drilonin... Veprat janë sinteza përjetimesh të thella, janë thelbi i gjendjeve të ngarkuara shpirtërore dhe emocionale. Në veprat e piktorit lezhjan Nikolin Ivanaj fshihet shpirti i ndjeshëm i një poeti. Përfytyrimi artistik preokupimet artistike, vizioni i përgjithshëm janë të afërta me cilësitë që mbart poezia moderne. Temat që dominojnë në këtë cikël janë tashmë reflekse të një bote më pak të shqetësuar, ku peshën specifike e ka peisazhi dhe liqeni. Në pikturat e Gjergji Lakos drita shumëfishohet në plan të stërmadh mbi pasqyrën e liqenit, të kaltrën e alternuar me nuanca, konturet e Malit të Thatë, që ngjan si një monument madhështor i natyrës dhe shpesh në pikturën e tij është shumë e vështirë të dallosh burimin e dritës. Pamjet e qelqta, pamjet e metalta, pamjet e mbuluara nga qilimi i dëborës, pamje që marrin flakë nga zemra e liqenit janë punuar mjeshtërisht nga Vait Kulloli. Marrëdhëniet e bregut me varkat, pemët, reflekset e tyre mbi ujërat e kthjellëta, re të hirta të bronxta të zjarrta që enden mbi liqen, perëndimet e vagëlluara, mbrëmjet si pëlhurë, zalli i shkretuar, shkrumbi i natës pritjet metafizike të varkave në breg vizatohen mjeshtërisht nga piktori Petraq Cici ndonëse me profesion është mjek. Piktori Sofokli Koci ka një optikë të tij vetanake, ai nuk lihet i ndikuar nga asgjë e nga askush, sepse piktura e tij është më shumë një nevojë personale vetëshprehjeje: një vështrim personal dhe i pangatërrueshëm i botës së tij së brendshme dhe i realitetit ku jeton. Pogradeci shfaqet edhe përmes penelit të mjeshtrit Todi Mato, ndonëse nuk jeton më. Pikturat e tij janë pjesëmarrëse në këtë ekspozitë përmes ngjyrash, përmes gjestesh piktorike që të kujtojnë peisazhin e liqenit me Malin e Thate, përmes gjendjesh emocionale që të provokon malli dhe mungesa e tyre, përmes atmosferës, bimësisë, ajrit, frymës. Vendlindja merr trajtat e parajsës tokësore për piktorin pogradecar, që gjithë krijimtarinë e tij ia kushtoi qytetit të tij deri në fund të jetës. Piktori Vaskë Basho sjell në këtë ekspozitë esenca kromatike të forta dhe të stërholla duke dhënë viset e vendlindjes me një kolor të fortë të mbushur me ndjenjë dhe temperament. Edhe të rinjtë e talentuar si Ardi Mullaj, Lori Lako, etj. sollën një fllad të ri në këtë ekspozitë. Pavarësisht përvojës së paktë shfaqen origjinalë dhe tepër të sinqertë në punët e tyre. Në ditën përmbyllëse të festës, pritet që një juri të ndajë edhe tre çmime për punët më të mira. Shekulli.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



