| Mes iluzioneve optike tė Victor Vasarely-it |
|
|
| Friday, 27 June 2008 | |||||||
“Arti i së nesërmes, ose do të jetë një pasuri kolektive, ose nuk do të ekzistojë fare”. Kështu do të thoshte në vitin 1953 magjistari i vijave të drejta dhe harqeve, Victor Vasarely, babai i Artit Optik, që krijoi një botë tërësisht të vetën, unike, por në të njëjtën kohë, të hapur për të gjithë. Pasi kanë kryer një xhiro nëpër shumë vende të botës, grafikat e famshme të Vasarely-it mbërritën edhe në Tiranë.
Mbi 100 punë të artistit hungarez ekspozohen në Muzeun Kombëtar. Një botë formash dhe ngjyrash “të pastra”, falë të cilave u quajt “babai” i Artit Optik “Arti i së nesërmes, ose do të jetë një pasuri kolektive, ose nuk do të ekzistojë fare”. Kështu do të thoshte në vitin 1953 magjistari i vijave të drejta dhe harqeve, Victor Vasarely, babai i Artit Optik, që krijoi një botë tërësisht të vetën, unike, por në të njëjtën kohë, të hapur për të gjithë. Pasi kanë kryer një xhiro nëpër shumë vende të botës, grafikat e famshme të Vasarely-it mbërritën edhe në Tiranë. Në Muzeun Historik Kombëtar u hap dje ekspozita me 103 punë të artistit hungarez, kryesisht në grafikë dhe pak në skulpturë. Veprat janë pjesë e koleksionit të Tibor Csepeit, dikur një mësues muzike dhe kitarist xhazi, ndërsa tani i dhënë pas koleksionimit të punëve të Vasarely-it. Teksa ka ardhur të shoqërojë koleksionin e tij, Csepei thotë se vite më parë këtë punë e kishte nisur thjesht për të dekoruar muret e shkollës. Kishte parë punë të piktorëve të tjerë të mëdhenj, si Pikaso, por nuk i shkonin me përmbajtjen e shkollës, deri sa ra në “gjurmë” të punëve të Vasarely-it, që sipas tij kanë shumë muzikë brenda. Që atëherë ai vazhdon të blejë punët e Vasarely-it dhe t’i ekspozojë sa të mundet, shoqëruar nën ritmet e muzikës. Ardhja e tij në Tiranë u bë e mundur me mbështetjen e Ambasadës Franceze dhe asaj Hungareze. Salla e ekspozitave të MHK-së, duket se nuk ka parë aq shumë punë të një njeriu të famshëm, të mbledhura të gjitha bashkë. Nuk ka nevojë të ndjekësh putrat e qenit të stamposura në tapetin e kuq, që të shkosh nga njëra punë tek tjetra. Ato se ç’kanë një forcë magnetike, që të ftojnë t’u afrohesh, t’i shohësh nga afër, pastaj të hedhësh ca hapa pas për të parë të tjera imazhe, që të duken sikur janë në lëvizje të vazhdueshme. Ky është arti i Vasarely-it dhe qëllimi i tij. Artisti që lindi në kohën, kur vdiqën baballarët e impresionizmit, kuptoi pushtetin e ngjyrës dhe të formës. Sipas tij, forma të pastra e ngjyra të pastra krijojnë botën. “Asnjë formë ose ngjyrë nuk mund të ekzistojë veçmas. Ato nuk janë dy gjëra të ndryshme, janë një, forma-ngjyra. Të gjitha format janë një bazë-ngjyrë, të gjitha ngjyrat janë simbol i një forme”. Duket se Vasarely i donte të gjitha ngjyrat. Kalon nga bardhezia, tek ngjyrat e nxehta. Sapo hyn në sallë syri të zë menjëherë një seri punësh bardhezi, që janë ndër më të njohurat e artistit. Është cikli i zebrave që ai i ka krijuar mes viteve 1937-1950. Grafisti i konsideronte krijesa të mrekullueshme këto kafshë me ngjyrat e kontrastit dhe krijoi një seri, po aq të mrekullueshme e të famshme punësh mbi motivin lëkurë-zebër. Më tej koleksioni zgjatet me të tjera punë, që i përkasin të tjera periudhave të karrierës së artistit. Nga bardhezia kalon tek ngjyrat e forta dhe format konkrete gjeometrike. Përdor shumë rathët, rombet, katrorët, që “lindin” nga njëri-tjetri. Luan me dritë-hijen, nuancat e së njëjtës ngjyrë dhe kontrastet, të cilat krijojnë imazhe të lëvizshme. Punët e tij nuk të lënë indiferent. Vizitori përfshihet në “lojë” dhe me imagjinatë mund të krijojë imazhe nga më të ndryshmet, të afrojë, apo të largojë tablonë, pa qenë asnjëherë i sigurt për imazhin e vërtetë të tablosë. “Shumë më kanë pyetur si kuptohen pikturat e mia. Unë zakonisht them, nuk ka nevojë për këtë, është e mjaftueshme të hapësh sytë dhe të lësh skenën të vijë tek ju. Është problemi që njerëzimi po ngadalëson gëzimin e skenës, meqënëse ne po largohemi shumë nga natyra. Do të dëshiroja ta ktheja këtë mbrapsht, ja pse po punoj me qytetet plot ngjyra”, - thoshte dikur artisti. Viktor Vasarely u lind në Hungari më 1906 dhe vdiq në Paris në moshën 90-vjeçare më 1997. Konsiderohet si një nga kolonat e artit modern, ku janë mbështetur edhe shumë artistë të tjerë. Fillimisht ai nisi të studiojë në një tjetër degë, në mjekësi, të cilën e braktisi pas dy vjetësh, për t’iu përgjigjur dëshirës së tij të vërtetë. Shumë shpejt ai do të veçohej, duke krijuar një stil dhe estetikë të re nën emrin “Op-Art”. Shekulli.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



