| Monodrama, nis edicioni i tretė |
|
|
| Saturday, 31 May 2008 | |||||||
Sot fillon edicioni i tretë e festivalit të monodramës ‘Albamono 2008’. Marrin pjesë dhjetë vende përfaqësuese, ndër to janë Serbia, Armenia, Rusia, Gjermania etj.
Sot fillon edicioni i tretë e festivalit të monodramës ‘Albamono 2008’. Marrin pjesë dhjetë vende përfaqësuese, ndër to janë Serbia, Armenia, Rusia, Gjermania etj. Në këtë edicion të tretë merr pjesë edhe shteti më i ri në botë Kosova. Drejtori i festivalit “Albamono”, është Dhimitër Orgocka, i cili gjatë një konference shtypi tha se: “Zhvillimi për të tretin vit radhazi i këtij evenimenti ndërkombëtar është i lidhur me traditën kulturore të qytetit të Korçës si edhe me vlerat turistike që mbart ky rajon”. Duke filluar që nga data 21 dhe deri në 26 maj do të jepen dy shfaqje në ditë jo vetëm brenda qytetit të Korçës por edhe në zonat turistike të rajonit si Voskopoja, Dardha, Pogradeci etj. Sot aktitiviteti do të çelet në teatrin ‘Andon Zako Çajupi”, dhe do të jetë trupa e teatrit të “Bylis” na bashkëpunim me shoqatën ‘Antik’ që do të ngjitet në skenë e para. Pjesa ‘Legjenda e pianistit’, do të interpretohet nga aktori Dritan Boriçi, i shoqëruar në piano nga Genc Shahini. Në fund të këtij aktivietti të rëndësishëm për teatrin, juria do të ndajë 3 çmime, për shfaqjen më të mirë, për interpretuesin më të mirë dhe për aktoren më të mirë. Ndërkohë që nesër monodrama do të zhvendoset në Dardhë.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



