Ne ndihme te femijes se vogel - NDIHMONI! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 10
I dobėtMė i miri 
Sunday, 27 April 2008

 Erjon Hamza nga Mitrovica ka vetëm 4 vjet dhe vuan nga një sëmundje shumë e rënd. Pasi ishte infektuar me një grip sezonal, mjekët e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë kanë konstatuar se Erjon Hamza nga Mitrovica ka kancer mbi-veshkor.Mjekët kanë sugjeruar që ai të mjekohet jashtë Kosovës, ngase mundësitë për ta shpëtuar jetën e tij këtu nuk ekzistojnë. Visar Hamza, babai i Erjonit ka mbledhur para në far e fis për ta dërguar djalin e tij në Turqi, por trajtimi atje është më i kushtueshëm.

Kliko " Lexoni permbajtjen " per te marre me shum informata rreth ndihmes!. 

 

Erjoni të premten do të kthehet nga Turqia, ngase nuk ka më para për trajtim. Sigurimi i fondeve për ta dërguar atë në Itali është shpresa e fundit e familjes Hamza nga Mitrovica.

 

Leter nga babi i Erjonit:

Te nderuar shoke eshte shume veshtire per mua qe te shkruaj kete leter por fatkeqsisht me duhet qe te ju shkruaj dhe qe te kerkoj nga ju nje nder gjigant.   Djali im Erjoni ka pase nje grip dhe natyrisht e kemi derguar te mjeku i cili i ka dhene terapin e duhur per kete grip. Ai e kaloi kete grip sikurse cdo femi tjeter dhe pas ca diteve filloi te shfaqet nje temperature e lart keshtu qe e pyeta mjekun rreth kesaj dhe ai me udhezoj qe ta dergoj ne laborator per ti bere analizat e gjakut. Pas berjes se analizave doli se analizat jane shume keq sa qe mjeku i Erjonit me referoi ta dergoi djalin ne Prishtine. Une bera kete dhe nje mjek ne Prishtine me pyeti nese kisha mundur me dergu djalin ne Prizren per ta bere nje ultraze te thelle ne abdomen-bark. Une shkova atje dhe kur filloi mjeku ultrazerin ai dyshoi se ka tumor dhe qe te qartsohen gjerat me mire ai me rekomandoi qe te ja bej Erjonit nje CT Skan dhe pas CT definitivisht u zbulua se djali ka tumor.  Mjeku ne Prishtine tha se djali nuk ka mundesi te trajtohet ne Kosove per shkak te kushteve dhe pajisjeve. Ai me ka lshuar nje raport qe deshmon qe djali ka nevoj per trajtim jashte vendit i cili eshte i bashkangjitur ne kete email. Me veshtiresi menagjova qe te mbledh parat per te shkuar me shoqen dhe djalin ne Turqi ne spitalin Amerikan dhe lash ne shtepi qiken e vogel 2 muajsh e cila ushqehej me ushqim artificial. Kur shkova atje me informuan rreth situates se djalit tim dhe me treguan se une dhe shoqja ime jemi ne lufte me kete tumor keshtu qe duhet me qene te fort e qe nuk eshte lehte te jesh i fort por po mundohemi.Ata me treguan qe tumori eshte i fazes se 4 (me e keqja) dhe se djali ka nevoj ti merr 4 hemoterapi e cila cdonjera prej kesaj behet cdo 21 dite dhe nese konstatohet qe tumori eshte zvogluar mjaft dhe se mund te hjeket komplet athere do te behet operacioni por ne qofte se jo athere do te vazhdojne me 2 hemoterapi tjera dhe operacioni do te behet. Pastaj pas operacionit do te duhet te vazhdohet prej 4 deri ne 6 hemoterapi qe te zhduket tumori komplet dhe qe te sigurohemi se djali eshte sheruar plotesisht. Kesaj radhe qe kesh ne Turqi shpenzova rreth 10.000 Euro pasi qe djali im kishe kaluar neper shume incizime, skanime analiza dhe nje intervenim dhe ata me njoftuan qe secila seance e hemoterapise do te kushtoj prej 3-5000 Euro. Kur dola nga Turqia e pyeta mjekun qe te me shkruaj nje raport ne Anglisht i cili eshte i bashkangjitur ne kete email.   Keshtu qe jam i detyruar jo nga deshira qe te gjeni donacione ose disi te me ndihmoni e qe e kisha vleresu shume nga ju.  Une kerkoj falje per kete leter te gjate por jemi ne prove te ZOTIT keshtu qe po mundohemi te jemi te fort dhe te reagojme sic ALLAHU na deshiron me reagu. Te bashkangjitur do te gjeni edhe shenimet bankare te xhirollogarise pasi qe nuk kam pase mundesi qe te hap xhirollogari tjeter ne emer te Erjonit per shkak te semundjes qe Erjoni ka e qe nuk me del edhe aq kohe.  Ju Falenderoj shume  Visar Hamza

 

.

Erjon Hamza është i lindur në Mitrovicë me datën 03.06.2004,  është i sëmuar nga tumori mbi-veshkor. Mjekët nga Prishtina kanë thënë se është e pamundur që të shërohet në Kosovë, sepse mungojnë mjetet, ilaçet dhe analizat.

BOX: Kontaktet e familjes Hamza

Visar Hamza, babai i Erjon Hamzës
Tel: 049 600 691

 

BOX: Xhirollogaria e familjes Hamza

Pro Credit Bank Kosovo, MITROVICE

Swift Code: MBKORS22

Account number: 1160-012732-0001-08

Recipients name and address: VISAR HAMZA

MITROVICE, KOSOVE, UNMIK

Intermediary bank: COMMERZBANK AG FRANKFURT

Swift Code: COBADEFF

 

Staffi i ZeriKosovar.com i uron familjes se Erionit sherim sa me te shpejte te Erionit te vogel.

 

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Besnik Berisha  - Allahu ja lehtėsoft dhimbjet Erionit tė vogel dhe   |80.80.171.xxx |2008-04-29 11:20:52
Allahu ju ndihmoft juve dhe femijese tuaj.
Agim  - ndjehem keq   |87.50.72.xxx |2008-06-30 22:34:40
Me leximin e shkrimit qe ka berė prinderi i erionit shumė keq po ndihem por sdi
qte them tjeter por zoti i ndihmoft Erionit dhe shpresoj qe edhe nji herė
shqiptaria siq e ka zakon do ti dalė ne ndihmė Erionit,se qdo herė kombi jonė ne
situata te veshtira din tu ju ndihmoj nevojtarve dhe ne ketė rast mendoj qe edhe
pewr erionin do te behet nji zgjidhje
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.17645 Seconds