Njė stil i luftės sė ftohtė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 05 March 2008
"Divorc në stilin shqiptar" shfaqet në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston.

Moda e martesave mes vajzave dhe djemve brenda kampit socialist që u shoqërua nga "moda" e ndarjes. Ky fat i rëndë është në fokus të "Divorc në stilin shqiptar" dokumentari (2007) i regjisores bullgare Adela Peeva që shfaqet në Muzeun e Arteve të Bukura në Boston. Me rastin e ardhjes për një dokumentar të mëparshëm në Shqipëri, ajo zbuloi temën e dokumentarit aktual. Historia e Peevas rrëfehet nga aktori britanik Ben Cross. Është një histori për dashurinë dhe ndarjen, për familjet që u ndanë me dhunë nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës, diktatorit më jetëgjatë evropian i shekullit XX. Shkas janë ngjarjet që rrodhën në Shqipërinë komuniste në vitin 1961 kur vendi ynë prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Bllokut të Lindjes. Gratë e huajau dëbuan ose në rastin më të keq ato që vazhduan të qëndrojnë në Shqipëri u dënuan për spiunazh. I vetmi krim i tyre ishte dashuria. Rrëfejnë personazhet realë të cilët Peeva i ka gjetur kryesisht në Korçë. "Divorc në stilin shqiptar" tregon fatin e tre çifteve jetët e të cilëve ndryshuarn përgjithmonë prej oficerëve të sigurimit dhe prej aparatçikëve të këtij instrumenti të fuqishëm. Në 66 minuta dëshmojnë, Barbara Orgocka, Minela Çami, Aleksi Çami, Volia Sharonova. Muzika është realizuar nga Fatos Qerimaj

"Divorc në stilin shqiptar" shfaqet më 9 mars në Remis Auditorium, në muzeun e Bostonit. Shfaqja në këtë muze po bëhet falë kontributit Frosina Information Netëork, një shoqatë kulturore shqiptare.


Peeva është një regjisore mjaft kërkuese dhe e mprehtë në gjetjen e temave të njëjta që bashkojnë dhe ndajnë ballkanasit. Këtë prirje ajo e tregoi me dokumentarin tjetër panballkanik "E kujt është kjo këngë" që është prezantuar gjerësisht në botë në festivalet e filmit. Ajo është cilësuar si një regjisore filmat e të cilës ngjallin debat. Krijimet e saj "Në emër të sportit" apo "Nënat" kanë qenë të ndaluar nga regjimi komunist në Bullgari, me ndërrimin e sistemeve ajo që shfrytëzoi vërtet mirë lirinë e saj dhe fitoi një sërë çmimesh me filmat e saj që shqetësohen për Ballkanin e sotshëm dhe të djeshëm. Janë të njohur ndërkombëtarisht "Të lindur nga hiri", "E drejta për të zgjedhur", "I padëshiruar". "E kujt është kjo këngë" ka qenë nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për "Dokumentarin më të mirë-Çmimi ARTE" 2003,është shfaqurnë50 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar 16 çmime.


Me dokumentarin "Divorc në stilin shqiptar" Peeva është nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për "Best Documentary-Prix ARTE" 2007 dhe është vlerësuar me disa çmime ndërkombëtare.


Adela Peeva është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura për Teatër dhe Televizion në Beograd. Nga vitit 1973 deri më 1990 ka punuar në Studion e Filmit Dokumentar në Sofje. Më 1991 ajo ka krijuar kompaninë e produksionit "Adela Media".
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40584 Seconds