Pėr tė varfrit, si e varfėr! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 03 February 2008
 Në datat 8, 9 dhe 10 shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar do të ngjitet premiera e dramës "Nënë Tereza", një produksion i kompanisë teatrore "Tirana".

Është momenti i thirrjes, atëherë kur Gonxhja vendos t'u kushtohet njerëzve. Për herë të parë në një skenë teatrore ngjitet një dramë kushtuar shenjtores shqiptare, Nënë Terezës. Në datat 8, 9 dhe 10 shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar do të ngjitet premiera e dramës "Nënë Tereza", një produksion i kompanisë teatrore "Tirana". Teksti i dramës është shkruar nga aktori Lazër Filipi, i cili ia ka besuar regjinë regjisorit Bruno Shllaku. Sipas Filipit, njerëzit të lodhur nga trysnitë politike dhe nga dhuna që demonstrohet kudo, edhe në art, kanë mundësi të ndjekin një vepër që ofron mirësi dhe paqe. "Ne jemi të bindur që nëpërmjet kësaj drame do të përcjellim mirësinë e Nënë Terezës, humanizmin e saj, për të varfrit, si e varfër", - thotë Lazër Filipi, ndërsa shton se pas premierës në Tiranë do të ketë edhe premierë në Prishtinë.

Sipas autorit të tekstit, një nga idetë e saj të mëdha është toleranca, një fakt i vërtetë historik. I ka ndihmuar të gjithë pa dallim feje. Ndaj dhe në disa skena i ka mëshuar veçanërisht kësaj ideje. Një ndër to është edhe ajo kur një doktor mysliman, i ofron pas kërkesës së Nënë Terezës, ndërtesën më të madhe të Kalkutës për ta bërë atë spital.

Për regjisorin Bruno Shllakuështë një kënaqësi e veçantë të punojë për këtë shfaqje. Sipas tij, Teatri Kombëtar është e para skenë, në të cilën ngjitet një dramë për Nënë Terezën. Një vepër që mban pasaportën shqiptare, ku i mëshohet fort identitetit shqiptar, por që nuk mbetet në qerthullin lokal dhe merr përmasa universale. "Kjo nuk është një shfaqje që i takon vetëm teatrit shqiptar, por është një premierë të përbotshme", - thotë Shllaku duke shtuar se kjo vepër me autor Lazër Filipin, do të ndiqet nga të tjera akoma më të mira.

Pozicioni më i vështirë është ai i aktores që interpreton rolin e Nënë Terezës. Të gjithë e kanë para syve imazhin e asaj gruaje të vogël, të madhe, që tronditi botën me dashurinë dhe forcën e saj. Rozina Kostanit i është dashur shumë të bindë veten, që të interpretojë rolin e shenjtores. Duhet të vizatojë portretin e Nënë Terezës në një moshë të re, në momentin kur ajo shkëputet prej Misionit të Motrave të Loretos, për të ndjekur rrugën e bamirëses, rrugëve të varfra të Indisë, që do ta çonte drejt çmimit Nobel për Paqen. "Po, ka qenë përpëlitja ime për ta pranuar apo jo këtë rol, pasi të gjithë presin një figurë të ngjashme me atë që janë mësuar të shohin dhe ngjashmëria fizike është pak larg me mua",- thotë aktorja. Ajo është munduar t'i mëshojë më shumë anës shpirtërore, forcës së brendshme të shenjtores. Jo se pamja e jashtme nuk ka rëndësi, por sipas Kostanit më parë duhet të ndizet ai motori i brendshëm, që të mund të vërë në punë gjithçka, edhe reagimin fizik. Krahas Kostanit, e cila një vit më parë interpretoi një rol të fuqishëm në dramën "Zyshë e dashur" me regji të Mehmet Xhelilit, në dramën "Nënë Tereza", interpretojnë edhe aktorët Elida Janushi, Edi Luarasi e Sokol Angjeli. Deri më sot Nënë Terezës i janë kushtuar dokumentarë, vepra në skulpturë e pikturë, këngë, por nuk është realizuar një vepër dramatike. Edhe vetë realizuesit e kësaj vepre shpresojnë që ajo të jetë në lartësinë e duhur, ashtu siç e meriton një figurë si Nënë Tereza.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi
Generated in 0.37426 Seconds