Periferitė e Tasos nė Selanik Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 06 March 2008
 Piktori Anastas Kostandini ekspozon tre ditë në "Mediterranean Place"

Anastas Kostandini ekspozoi për tre ditë në kryeqytetin grek të kulturës, Selanik. "Vëndlindja ime" quhej ekspozita për të cilën piktori shqiptar ishte ftuar nga perfekti i Selanikut zoti Panajotis Psomiadhis. Taso (siç njihet ndryshe piktori) ekspozoi 31 punë të formatit të madh dhe një cikël grafikash të titulluara "I pavdekuri" sipas motiveve të novelës së Mitrush Kutelit "E madhe është gjëma e mëkatit". Ekspozita u hap në sallonin prestigjoz të artit "Mediterranean Place". Merrnin pjesë prefekti Psomiadhis, prefektja e Korçës Elfrida Zefi, ambasadori i Shqipërisë në Greqi Vili Minarolli, konsulli shqiptar në Selanik Thoma Nini dhe shumë personalitete vendas të artit.

Në ekspozitën e Kostandinit vend qëndror zinte tema e vendlindjes, sa intime aq edhe groteske, një simbolikë që përcjell jetën në dritë-hijet, gëzimet apo hidhërimet e periferive shqiptare. Ngjyrat e thyera apo format e mirëndërtuara, sjellin aromën e tokës që prodhon rrushin që prodhon verën apo rakinë dehëse.

Lejtmotivi i çdo pikture është një lloj humori që vjen nga skenat e jetës familjare, shpesh të çuditshme. Ekspresioni i përditshmërisë bashkëjeton me traditën groteske popullore pasi shumë nga këto motive janë marrë nga shkrimtari i madh Mitrush Kuteli. Mund të përmenden tablotë "Lumi i Madh", "Fshati im e pi rakinë". Vend të veçantë kanë zënë tablotë me motive nga poeti Lasgush Poradeci me tablonë "Vdekja e nositit". Në njërën prej tyre tregon piktorin në qilarin e verës dhe të rakisë në një moment dehjeje.

Kostandini luan me efektet e dritës që ndriçon liqenin simbol. Çdo gjë lind nga ky liqen... Diçka ndryshe është me pikturën "Apokalips në Voskopojë" ku dekompozimi i formave tregon shkatërrimin e qytetit të lashtë të Voskopojës.

Grafikat janë baza e aventurës së tij artistike që zgjojnë ndjenjën e imazheve të forta shumë mirë të detajuara. Edhe në pastelet apo vizatimet autori tregon kuriozitetin e lartë për të gjetur të bukurën kudo ajo ndodhet. Interes ngjallën në ekspozitë edhe 35 fletët grafike bardhë e zi ku Kostandini ilustron novelën e Kutelit "E madhe është gjëma e mëkatit".

Pasi ka vizituar ekspozitën, prefekti Psomiadhis u shpreh: "Në këtë ekspozitë pashë se nuk kemi të bëjmë me një piktor të zakonshëm por me një penel të fuqishëm i cili flet me një galeri të tërë detajesh artistike…"

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39012 Seconds