Politika si adrenalinė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 21 March 2008
Dokumentaristja ruse projekton çmitizimin e revolucioneve portokall. Shqipëria në axhendën e TaniaRakhmanovas me “inxhinierinë e bunkerëve”

 

Tania Rakhmanova ka një kthjelltësi në sqarimin e konceptit “e drejtë njerëzore”, qartësi që e reflekton edhe në dokumentarin “The democratic revolutionary handbook” (Revolucionet manual përdorimi), prodhim i Arte France, i shfaqur në Tiranë në ditët e Festivalit. Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Sepse ajo ka përvojën jetësore si ruse e lindur në regjimin komunist dhe si udhëtare e rregullt në vendet e bllokut të Lindjes dhe kulturën e të bërit dokumentar mbi tema politiko-historike. Revolucionet portokall në Serbi, Gjeorgji dhe Ukrainëzhvesh mitin e lëvizjeve të të rinjve në këto vende që skema revolucionare didaktike hoqi një regjim që kish futur popujt e atyre vendeve në qorrsokak dhe në fund të fundit nuk e ngopën ëndrrën për pak demokraci. Rakhmanova kap aspekte të veçanta të fenomeneve që janë shfaqur në dy dekadat e fundit në vendet ish- komuniste. Ajo ka marrë pjesë në realizimin e dokumentarit të BBC “Historia e Gorbaçovit”. Tani përgatitet të bëjë një tjetër që ngre pyetje se çfarë fshihet pas OJQ zulmëmëdha, Shqipëria sapo ka hyrë në projektet e saj me temën e “inxhinierisë së bunkerëve”, pra jo më bunkeri i parë si kafshë e çuditshme.

Pra, Tania, kishit plane për ta shpejtuar ardhjen në Shqipëri pikërisht për filmin mbi revolucionet e tranzicionit në vendet e Lindjes.

Sepse më 2005, në Tiranë është zhvilluar një takim shumë i rëndësishëm dhe sekret deri-diku, me pjesëmarrjen e të gjithë “revolucionarëve” nga bota, sigurisht edhe nga OTPOR, skema serbe, po edhe nga skema gjeorgjiane dhe ukrainase, nga Kuba, Rusia, Bjellorusia, nga Afrika po ashtu etj. Pra ishte një lloj kongresi i lëvizjes së të rinjve, dhe jo një ngjarje publike.

Ju merreni me aspektin didaktik të “revolucioneve portokall”, pse?

Nisa të interesohesha për këto lëvizje e shtyrë nga pamjet në TV ku gjithandej ti sheh të shkruar OTPOR, PORA. Kur ndodhi revolucioni ukrainas, gjithë Evropa u habit sepse askush nuk i pristeo atë ngjyrë portokall të përhapur kudo. U përqendruam në faktin se çfarë dhe si kishte ndodhur. Pasi i njohëm se kush janë këta të rinj, zbuluam se ata udhëtonin nëpër botë që të mësojnë të tjerët si të bëjnë revolucione. Të parët që ngritën skemën ishin të rinjtë serbë që u grupuan tek OTPOR-i. Zbuluam edhe që këta të rinj nuk u mësojnë të tjerëve përvojat e tyre, por një metodë, një goxha manual i zhvilluar, i planifikuar. Më përpara ishin amerikanët që kishin punuar për këtë metodë e cila më vonë u botua. Është si një libër nxënësish me ushtrime, me fotografi, shumë i këndshëm. Dhe ne kemi ndjekur fazat nëpër të cilat kalojnë këto revolucione, me përjashtim të Azerbajxhanit ku revolucioni dështoi, sepse ti mund të kesh manualin më të mirë në botë, por nuk është dhe kaq e thjeshtë puna.

Juve nuk ju shpëton ana komike e kësaj historie. Fjala vjen, propaganda e të rinjve serbë në TV që kërkojnë “detergjent” për të hequr një “njollë të zezë” nga bluza si Millosheviçi; apo bëjnë skena për vjedhjen e votës si një alarm për votën e vjedhur me të vërtetë.

Ka dy arsye për përdorimin e një sensi humori, së pari, për vetë natyrën e temës. Së dyti sepse të rinjtë janë kaq të rëndësishëm ngaqë ata mund t’iu shpjegojnë njerëzve që s’duhet të kenë frikë. Dhe mënyra më e mirë për ta shpjeguar këtë është loja apo tallja. Kjo është normale për të rinjtë, nga ana tjetër duket aq qesharake të shohësh policinë që arreston njerëz që thjesht po dëfrehen.

Është edhe zgjedhje e imja personale për ta parë me këtë sy. Jam marrë shumë me politikën në dokumentarët e mi dhe mendoj se s’kemi pse ta marrim aq seriozisht.

Aq pak seriozisht sa “personazhet” tuaj thonë se politika të jep kënaqësi si seksi dhe duhet shndërruar në mënyrë jetese.

Është e vërtetë, politika si për të rinjtë si për politikanët vetë, nuk është aq punë e mendjes, është një punë që bëhet me adrenalinë.

Filmi juaj lë shije pak dëshpëruese, sepse megjithë revolucionet që janë bërë, roli i tyre duket kalimtar për aq sa gjendja e atyre vendeve nuk është në rregull. Duken si një lojë revolucionet. Fatkeqësisht kjo është një e vërtetë për shumë vende. Për mua ka qenë e papritur ajo që pashë në Ukrainë një vit pas revolucionit ku gjeta aq shumë dëshpërim tek njerëzit, në Gjeorgji gjithashtu, ca më keq në Serbi. E dini, revolucionet vetëm krijojnë ëndrrën sikur gjithçka ka për të qenë fantastike, po ja që në vazhdim t’i duhet të punosh dita-ditës për të përmirësuar gjendjen. 

A
 ka të krahasuar ky zhgënjim me ndonjë zhgënjim që provojnë vendet në Perëndim të cilat në masën më të madhe presin të papunët e Lindjes?

Sigurisht që ka të krahasuar. Në Perëndim është kryesisht problemi i papunësisë, dhe them se problemi më i madh është që mungon.................. e ideve dhe e ëndrrave, sepse është bërë gjithçka kaq e rrafshët, monotone. Kështu që në një vend si Franca po të thoshit se problemi më i madh sot në Shqipëri është papunësia, do të qeshnin me ju.

Ajo që ndiej këtu është se dikur njerëzit mendonin se duke hequr dorë përfundimisht nga diktatura dhe regjimi komunist do të jetojnë si në Perëndim apo si në Amerikë. Por kjo s’është aq e lehtë.

E dini Tanja se këtu në Shqipëri ka pasur aksione civile të cilat një kohë e humbën reputacionin kur simbolet apo slloganet e tyre u panë si klishe a më saktë si kopje nga simotrat e saj.

Në vende të ndryshme ju mund të shihni përdorimin e thuajse të njëjtave simbole, sepse është e thjeshtë dhe funksionon. Por juve nuk keni një diktator, ju duhet të keni një armik që të keni lëvizje si revolucionet portokall. Lëvizjet e të rinjve nuk funksionojnë për diçka, por kundër diçkaje. Duhet të kesh arsye të fortë për t’u rebeluar. Në Shqipëri sistemi i drejtësisë mund të jetë një problem i madh, por është “armik” i zbehtë për të nisur një revolucion. Për shembull në Serbi, të rinjtë u rebeluan kundër Millloshevicit dhe jo kundër Koshtunicës. Në Gjeorgji ndodhi për shkak të kushteve ekonomike katastrofike, të rinjtë nuk shihnin rreze shprese për të ardhmen. Ndërsa në Ukrainë kishte një korrupsion total.


Pra, as 17- vjetëshi juaj i tranzicionit nuk do ishte arsye për të bërë revolucion, sepse do të ishte një armik shumë i vështirë për t’u luftuar. Po të ishin vitet ‘91-’92, njerëzit edhe mund të bashkoheshin.

Na thoni diçka për jetën tuaj në Rusi, megjithëse këtu përfaqësoni Francën.

Jetoj prej vitesh në Francë, që prej vitit 1992. Jam lindur në Rusi dhe për Shqipërinë kam dëgjuar kur isha fëmijë dhe kur bënim pjesë në Bashkimin Sovjetik.Jeta ime besoj se ka qenë e ngjashme me jetën e fëmijëve në Shqipërinë e Hoxhës për të cilën kam lexuar shumë. Pasi mbarova universitetin jam ftuar nga BBC gjatë periudhës së Gorbaçovit për të bërë dokumentarin 8-orësh “Historia e Gorbaçovit”, 1991. U angazhova në Londër me këtë punë. Më pas u nisa drejt Francës ku ndodhej një pjesë e madhe e familjes sime. I kanë quajtur ndryshe “rusët e bardhë”, sepse ishin ata që lanë Rusinë pas Revolucionit të Tetorit.

Si e lexoni ju konceptin “e drejtë e njeriut”?


Ne që vijmë nga Bashkimi Sovjetik jemi njerëz cinikë, madje kam përshtypjen se të gjithë ata që kanë jetuar gjatë regjimit komunist janë bërë pak cinikë, sepse ajo që njerëzit thoshin dhe ajo që bënin ishin dy gjëra të ndryshme. Propaganda zyrtare e cilësonte kushtetutën e sovjetëve më të mirën në botë sipas të cilës gjithçka bëhej në të mirë të popullit dhe nga ana tjetër arrestonin këdo. Nga ajo kohë kam kuptuar se çështja e të drejtave të njeriut është më e rëndësishmja e problemeve në botën sot. Sepse është vetmja gjë që na bashkon të gjithëve, sepse nuk ka rëndësi çfarë kulture apo besimi i përkasim. Arsye tjetër është respektimii të drejtave të njeriut. Unë sinqerisht besoj se kineastët, sidomos ata të dokumentarit, po përmbushin një detyrë me filmat për të drejtat e njeriut. Fundja çfarë do t’i shtynte tjetër për të bërë një film?

Nuk mendoni se bota është mbushur nga OJQ-ra manipuluese që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut?

Pyetje interesante sepse lidhet me një nga projektet tona. Me temën e OJQ-ve kemi për qëllim që të ngremë dilema mbi këto organizma. Bota është e mbushur me organizma joqeveritare. Ka që bëjnë vërtet punë të mirë, por shumica lënë për të dyshuar. Mendoj se para se të mbrosh të drejtat e njeriut duhet t’i njohësh ato dhe që para se ta kritikosh diçka duhet së pari ta njohësh atë. OJQ shfrytëzojnë faktin që opinioni publik nuk i njeh me detaje të drejtat e njeriut. Ka vende ku ato gati marrin rolin e qeverisë apo zëvendësojnë diplomacinë. Pra shumë njerëz punojnë për këto OJQ jo ngaqë janë të bindur për të drejtat e njeriut, por sepse janë shumë mirë të paguar.

 

Shekulli. 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.17323 Seconds