Reforma nuk prek artistėt Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 12 March 2008
Sipas Drejtorit të Artit dhe Letrave pranë MTKRS-së, Fatjon Dragoshi, reforma vë nëpikëpyetje titullarët të cilët duhet të drejtojnë sipas një plani strategjik 3-vjeçar.

"Nuk do të preken artistët". Kështu thotë kreu i drejtorisë së Arteve dhe Letrave në MTKRS, Fatjon Dragoshi, një nga përgjegjësit e hartimit të draftit për reformën në institucionet kulturore. Meqë në shumicën e herëve pas fjalës reformë fshihen shkurtime në vendin e punës, duke parë edhe reagimin e menjëhershëm të Sindikatës së Artistëve, Dragoshi e quan të udhës të përcjellë zyrtarisht një mesazh "qetësues" për të gjithë artistët. "Një gjë duhet theksuar me zë të lartë. Të vetmit njerëz që praktikisht ky draft nuk i prek drejtpërdrejt, janë artistët. Rishikimi i ligjit ka të bëjë më shumë me filozofinë e drejtimit të një institucioni dhe ajo që quhet reformë institucionale, gjallërimi i jetës në këto teatro, praktikisht ka parasysh të drejtat e autorit, që janë një e ardhur më shumë për artistët. Pra artistët "preken" veçse pozitivisht", - thotë Dragoshi. Afati i shqyrtimit të draftit nga ana e institucioneve u shty, por takimet e sindikalistët e artit do të vijojnë.


Deklarata qetësuese e Dragoshit është në të kundërt shqetësuese për titullarët. Këta duhet të zgjidhen mbi një praktikë parazgjedhore, mbi bazën e një strategjie pune të paraqitur që në fillim. "Komuniteti artistik ka nevojë të dijë mbi ç'pika ngrihet filozofia e një drejtuesi institucioni dhe mendoj se një plan strategjik i ndihmon edhe vetë titullarët të kenë një drejtim të qartë ku do të shkojë. Gjithashtu na bën të ndërgjegjshëm se ku do të shkojë institucioni pas 2-3 vitesh. Nëse nuk funksionon atëherë duhet menduar që ky drejtues duhet të gjejë një punë tjetër dhe jo të rikandidojë sërish, oseanasjellta". Autorët e kësaj reforme që deri tani mbahen në anonimat, mësohet të kenë pretenduar se kjo mënyrë e përzgjedhjes së titullarit, 6 muaj përpara mbarimit të mandatit të drejtorit aktual, me konkurrim planesh strategjike, përdoret edhe në teatrot e rajonit, si Slloveni, Kroaci, Hungari, etj.

Sa i përket mënyrës së hartimit të draftreformës, Dragoshi thotë se janë marrë mendimet e drejtuesve për çështjet e përshkrimit të vendit të punës, për shpërndarjen e ofertës kulturore, apo për rritjen e cilësisë artistike. Sipas tij është bashkëpunuar me ekspertë të Këshillit të Evropës, për politikat kulturore, që prej 17 vjetësh punojnë në vendet e Evropës Lindore e Qëndrore. Por nuk do të përmendë as emrat e ekspertëve të huaj e as ata shqiptarë, pasi sipas tij "është shumë lehtë të denigrohet një proces, kur identifikohesh me emra, sepse historia fillon e zhvillohet në fole të çuditshme mbi personat".
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39004 Seconds