| Shijoni putargat e qefullit! |
|
|
| Saturday, 07 June 2008 | |||||||
“Putargat e thata” është drama “e radhës” e dramaturgut Stefan Çapaliku që shfaqet premierë sonte, në orën 19.00, në vendlindjen e autorit, në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Është hera e dytë që Çapaliku merr përsipër të bëjë edhe regjinë e një vepre të vetën, që kur tentoi me monodramën “I am from Albania” e interpretuar nga Ema Andrea.
Premiera e dramës së Stefan Çapalikut kthen në skenë pas dhjetë vitesh aktorin e mirënjohur Bep Shiroka “Putargat e thata” është drama “e radhës” e dramaturgut Stefan Çapaliku që shfaqet premierë sonte, në orën 19.00, në vendlindjen e autorit, në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Është hera e dytë që Çapaliku merr përsipër të bëjë edhe regjinë e një vepre të vetën, që kur tentoi me monodramën “I am from Albania” e interpretuar nga Ema Andrea. Në rolet kryesore të “Putargat e thata” interpretojnë Bep Shiroka – Rozari, Paskualina Shllaku – Maria, Jozef Shiroka – Alfredi dhe Erka Karaulli – Greta. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Zef Paci, muzika mban firmën e Ramazan Kaponjës kurse koreografia është e Gjergj Prevazit. Me këtë rast spektatorit ftohet që të provojë “shijen e pazëvendësueshme të putargave të thata të qefullit”. Ja sepse. Ngjarja na çon tek një shtëpi e vjetër e Shkodrës, në fundin e viteve 80 a fillimet e 90-tës. Rozari, dikur student i gjenetikës në Gjermani jeton me të motrën, Marinë, një grua e vjetër që ruan tiparet e bukura, por që ndodhet në prag të çmendurisë prej izolimit të gjatë dhe dështimit të jetës së saj femërore. Në mendjen e Rozarit ka vazhduar të mbesë Greta, bashkëstudentja e tij gjermane, e cila i bën vizita erotike sa herë që ky është vetëm në shtëpi. Alfredi, kjo pjellë aksidentale e këtij izolimi, sjell në shtëpi të gjithë dhunën dhe agresivitetin e rrugës. Autori e quan dramën “një metaforë, një rekuiem për kohën e shkuar, një përshpirtje për melodinë e këputur, një këngë e fundit e mjellmës.” “Putargat e thata” shënon dhe rikthimin në skenën e teatrit i Bep Shirokës, por edhe i Paskualina Shllakut-Grudës të cilët kanë për të ndarë përvojën e tyre disadekadëshe në skenën e Teatrit “Migjeni” me dy studentë të Akademisë së Arteve. Me Shirokën e mirënjohur në filmat “Çifti i lumtur”, “Koncert në vitin 1936”, “Si gjithë të tjerët”, “Historiani dhe kameleoni” apo “Gra pa flatra”, publiku ka për t’u çmallur më në fund pas dhjetë vitesh mungesë të artistit në skenë dhe disi më pak në ekran. Këto janë zgjedhje të Çapalikut që me sa duket po i bën shkodranishtes dhe “patriotëve” të tij shërbimet maksimale. Kemi parasysh se jo më larg se dhjetë ditë më parë, në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, ushfaq komedia e tij “Allegretto Albania” me regji të Altin Bashës ku e gjithë trupa e aktorëve duhej dhe u mundua të fliste shkodranisht. Ndërsa me “Putargat e thata” ai edhe historinë ia dedikon Shkodrës së izoluar. Stefan Çapaliku është autor i veprave dramatike “Ftesë për darkë”, “Kulla e Babelit”, Utopos”, “Metamorfoza”, ”Këpucët”, “Tri këngë dashurie”, ”Ballkan ekspres”. ”I’m from Albania”, “Mbaje derën hapur”, “Një ëngjëll në katin e njëmbëdhjetë”, ”Minuta e fundit”, “E dashura ime pata”, si dhe i disa librave me poezi, prozë, ese. Është tre herë fitues i çmimit kombëtar për dramën më të mirë të vitit, më 1995, 2003 dhe 2007. Somario Ngjarja na çon tek një shtëpi e vjetër e Shkodrës, në fundin e viteve 80 a fillimet e 90-tës. Rozari jeton me të motrën, një grua që ndodhet në prag të çmendurisë prej izolimit të gjatë dhe dështimit të jetës së saj femërore. Këto janë zgjedhje të Çapalikut që me sa duket po i bën shkodranishtes dhe “patriotëve” të tij shërbimet maksimale. Shekulli.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



