Shtatė filmat e rinj tė Qendrės Kinematografike Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 04 April 2008
Qendra Kinematografike miraton shtatë projekte filmike për financim e zhvillim. Mes tyre edhe ai me skenar të Ismail Kadaresë, një tjetër mbi romanin e Kongolit, apo regji të Goran Paskaljeviç.

 

Alma Mile

Fati i "sorkadheve ruse" gjatë kohës së diktaturës, një histori shqiptaro-serbe, një tjetër në kufirin mes jetës dhe vdekjes… Emra të mëdhenj si Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Sten Dragoti, Goran Paskaljeviç. Janë këto disa nga temat dhe autorët e projekteve më të reja kinematografike shqiptare. Këshilli Miratues i Projekteve të Filmit artistik, i përbërë nga Todi Bozo, Kiço Blushi,Ylli Pepo, Ndriçim Xhepa, Fatos Baxhaku, Kristaq Skrami, Elvira Diamanti u mblodhën dje, për të marrë në shqyrtim projektet e filmave artistikë me metrazh të gjatë, si dhe zhvillim projekti për këtë gjini, të paraqitur për konkurim. Pas konkursit të shpallur nga ana e kryetarit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, u paraqitën për konkurrim katër projekte për financim. "Vrasësi i Qenve" me skenar dhe regji të artistit nga Kosova Isa Qosja, "Muaji i mjaltit" me skenar e regji të regjisorit të njohur serb Goran Paskaljeviç dhe artistit sqiptar Genc Përmeti, "Trishtim i heshtur" me regji dhe skenar të Mark Topallajt dhe "Një hap nga parajsa" me skenar të Pëllumb Kullës e regji të Vladimir Priftit. Pas një debati disa orësh mbi prurjet, mbi vlerat, kërkesat, temat, anëtarët e këshillit vendosën që të përfitojnë nga financimi i i QKK-së projekti i Paskaljeviçit dhe Vladimir Priftit. Mësohet se debate ka pasur për pranimin e filmit të Isa Qoses, një komedi e zezë, që ka tërhequr vëmendjen e anëtarëve të këshillit për strukturën artistike që ofronte, mënyrën e ndërtimit të projektit, por mbi të gjitha për tematikën aktuale që buron nga Kosova Republikë. Megjithatë ky projekt mbeti jashtë financimit. Por mësohet se mundësia për të mbështetur financiarisht këtë projekt mbetet e hapur dhe mund të rishihet në fundvit, kur projektet e miratuara zhvillojnë një tjetër "takim" me këshillin e miratimit. Për filmin shqiptaro-serb u akordua një shumë prej rreth 30 milionë lekësh (të reja), që mbulon vetëm pjesën shqiptare në projekt, ndërsa pjesa tjetër pretendohet të mbulohet nga pala serbe dhe një partner i tretë. Ndërsa për filmin e Priftit u akordua një shumë prej 39 milionë lekësh nga 60 milionë të kërkuara. Këto dy projekte kanë afat deri në fund të nëntorit për të dorëzuar kontratën e bashkëprodhimit, që do t'iu sigurojë edhe lëvrimin e fondit të miratuar (momentalisht në letër) nga QKK. Po dje u morën në shqyrtim edhe projektet "për zhvillim" për filmin artistik me metrazh të gjatë. U pranuan të pesë projektet e…………………………. projektet. Një ndër projektet që ka afat një vit zhvillimi është "Sorkadhet e trembura" me skenar të Ismail Kadaresë e regji të rusit Dmitri Meskheyev, që trajton dramën e grave ruse të martuara me burra shqiptarë. Ndoqën dashurinë prej Rusisë së largët, por u gjetën në mes dy zjarresh, kur Shqipëria shkëputi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik. U gjendën të tradhtuara dhe duruan edhe persekutimin. Një tjetër projekt për të cilin është folur gjatë e u miratua dje nga këshilli është edhe "Via Albania" me skenar dhe regji të Fatmir Koçit e Stan Dragotit, i cili për këtë projekt erdhi në Tiranë, disa muaj më parë. Për të vijuar me projektet "Te porta e Shën Pjetrit" me skenar të Spartak Pecanit e Naun Shundit e regji të Spartak Pecanit, mbështetur mbi romanin me të njëjtin titull të shkrimtarit Fatos Kongoli, "Takohemi në qiell" me skenar dhe regji të Besnik Bishës, si dhe "Fundi i një iluzioni" me skenar e regji të Ibrahim Muçajt e Irvin Muçajt. Fondi i akorduar për këto projekte është minimal dhe varion nga 1-3 milionë lekë. Përveç filmit të dyshes Dragoti-Koçi, për të cilin miratohet fondi prej 25 milionë lekësh. Një financim që do të përballohet nga buxheti i shtetit dhe jo direkt nga ai i Qendrës Kinematografike.

Projektet për financim

"Muaji i mjaltit", Skenari Goran Paskajlevic, Genc Përmeti, Regjia, Goran Paskajlevic,

29, 5 milionë lekë.

"Një hap nga parajsa", skenari Pëllumb Kulla, regjia Vladimir Prifti, 39, 770 000 lekë.

Projektet për zhvillim

"Sorkadhet e trembura", skenari Ismail Kadare, regjia Dimitri Meskheyev, 2 milionë lekë.

"Te porta e Shën Pjetrit", skenari Spartak Pecani, Naun Shundi, regjia Spartak Pecani, 3 milionë lekë.

"Fundi i një iluzioni", skenari Irvin Muçaj, Ibrahim Muçaj, regjia Ibrahim Muçaj, 1 milionë lekë.

"Takohemi në qiell", skenari dhe regjia Besnik Bisha, 1 milionë lekë.

"Via Albania", skenari Fatmir Koçi, Stan Dragoti, regjia Fatmir Koçi, 25 milionë lekë.

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.43070 Seconds