| Tė pish verė nė Tiranė... |
|
|
| Friday, 18 April 2008 | |||||||
Tendenca në rritje e dyqaneve ekskluzive dhe vinotekave. Një „revolucion" i heshtur në jetën e mbrëmjes tiranase, në lokalet gjysëm të errëta, ku rrallëkush flet me zë të lartë...
Tendenca në rritje e dyqaneve ekskluzive dhe vinotekave. Një „revolucion" i heshtur në jetën e mbrëmjes tiranase, në lokalet gjysëm të errëta, ku rrallëkush flet me zë të lartë...
Hajde verashitës, më jep të pi/ sa më pëlqen e shkreta verë/ të deh të bën, si më të ri/ të ndizet gjaku menjëherë... Janë vargjet e një serenate korçare nga më të njohurat që këndohet "rëndshëm" këto netë edhe në lokalet e Tiranës me muzikë live. Por atë që Gëte thoshte se të shëronte nga ankthet, adhuruesit shqiptarë mund ta „shijojnë" tashmë jo vetëm në vargje serenatash. Vera, së paku në kryeqytet tashmë ka „strofkullat" e veta të ngrohta.. Në Tiranën e vitit 2008 gjen ambjente ekskluzivisht për verën, dyqane të posaçme ku tregtohet vetëm verë, si dhe lokale të dedikuara për „pijetarët". Jo rastësisht fjalorit noturn të Tiranës, i është shtuar krahas termave pub, disko, karaoke etj edhe fjala Vinotekë. Baret, por sidomos dyqanet e verës, nuk na rezultojnë vende që frekuentohen nga njerëz të rastësishëm. Dyqanet janë vende që gjurmohen dhe frekuentohen rregullisht nga adhuruesit e verës. Albana, shitëse në një dyqan vere, në qendër të kryeqytetit na tregon se klientët e dyqanit nuk janë njerëz të rastësishëm. Janë klientë që vijnë blejnë në mënyrë të rregullt. Në shumicën e rasteve janë në moshë madhore, nuk janë të rinj sic mund të mendohet. "Vijnë edhe shumë të huaj, por kryesisht janë italianë, - tregon Albana. Sipas asaj që mësuam prej tregtuesve të vegjël të verës në Tiranë, verërat më të pëlqyera që tërhiqen në kryeqytet janë zakonisht ato italiane, por kohët e fundit edhe ato spanjolle. Çmimi i një shisheje verë varion nga çmimet më normale, tek ato që mund të dukennga më të çmendurat. Në dyqan e gjen një shishe verë edhe me 700 lekë shishja, por çmimet mund të shkojnë deri në 300 euro. Në supermarkete gjen edhe verë deri në 300 lekë të vjetra. Kohët e fundit vera ka hyrë edhe në serinë e dhuratave, madje është kthyer në ato më të preferuarat. Tendenca e Vinotekave në kryeqytet, është në rritje, kjo kuptohet mirë dhe nga numri në rritje i këtyre bareve. Ambjenti në to është shumë familjar. Arredimi mbështetet thuajse tërësisht tek druri, ndriçimi është i lehtë, i këndshëm. Pamja e një vinoteke rreth orës 22 e 30 të mbrëmjes në Tiranë është ajo e një salle me pamje vërtet intime në gjysëmerrësirë dhe me muzikë te lehtë në sfond. Vera serviret e vetme ose e shoqëruar me një pjatë frutash apo djathrash sipas kërkesës së klientit. Lokalet aplikojnë një çmim rreth 250 lekë gota për verërat e hapura dhe pjatancat shoqëruese variojnë nga 500 deri në 700 lekë te reja. Kush dëshiron verë të mbyllur, duhet ët paguajë çmime goxha më të kripura, një shishe verë varion nga 1700 në 4 mijë lekë të reja nëse do qëndrojmë në versionet „popullore". Pastaj ka marka luksi, cmimi i tyë cilave shkon në 200 dhe 300 euro shishja. Verërat më të preferuara janë ato të huajat, por kjo nuk do të thotë që mungojnë verërat shqiptare, në vinotekë ndodhen dhe verëra shqiptare, dhe kuptohet janë verëra nga krahinat më të njohura të Shqipërisë. Pronari i një vinoteke na tregon se janë të pakët në Shqipëri ata njerëz që janë njohës të verës. Të dish të njohësh verën, sipas tij është një art më vete. Në Itali apo Francë, të cilat janë vende me famë botërore për konsumimin dhe prodhimin e verës, për tu bërë njohës sa më të mirë të kësaj pijeje, ka edhe kurse speciale, në të cilat mund të futesh dhe të mësosh. Ndoshta në Tiranë është ende shpejt për gjëra të tilla, por gjithsesi nuk është ide e keqe.. Gjatë kohës që qëndrojmë në Vinotekën që zgjodhëm për vazhgimin tonë, ku na serviret madje të shijojmë një gotë verë, pyesim disa klientë të vinotekës. Çimi, tregon se është klient i rregullt, është rreth të 40 dhe vera është pija e tij e preferuar që prej 4 vjetësh. Ai nuk pretendon të jetë një njohës i shkëlqyer i verës, por konsumimi i saj për vite me radhë e ka bërë të kuptojë shumë "mistere" të kësaj pijeje. Sipas tij, nëse ke pirë gotën e parë, ke rënë në grackën e verës dhe është shumë vështirë të shpëtosh nga një gotë e dytë. Nëse vera është e mirë, mund ta konsumosh qetësisht, madje dhe ta teprosh pak.. "Një femër dhe mund ta refuzoja, por një gotë verë të mirë, nuk do ta humbisja kurrë" përfundon ai duke qeshur.
Ish-aktori në tregtinë e verës...
Vera është armik i njeriut. Ai që ia mbath para armikut është një i poshtër. (Anonim) Jeta është shumë e shkurtër për të pirë verë të keqe. (Gotthold Ephraim Lessing) Ai që nuk pi verë ka diçka për të fshehur (Sharl Bodler) Vera për njeriun është si uji për bimët; në dozën e duhur të bën të ndjehesh mirë. (Platoni) Ajo që shkakton ankthet është jeta, ajo që i ndalon, është vera...(Gëte) Vera është pasqyra e njeriut (Alkeo, poet lirik grek i shekulli p.K.)
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



