| Thoma Simaku, klasiku i shek. XXI |
|
|
| Wednesday, 28 May 2008 | |||||||
"Ndjej se jam në një pikë të rëndësishme në karrierën time krijuese dhe besoj se kam ende shumë për të thënë. Vetëm do të kompozoj. Them se kam një rrugë të gjatë përpara. Duke perifrazuar fjalët e një murgu japonez, kompozitori tërhiqet në të njëjtën ditë kur vdes". Kështu u shpreh në 50-vjetorin e lindjes kompozitori Thoma Simaku.
Ka prezantuar CD-në e tij me 6 vepra, të përfshirë në kolanën "Klasikët e shek. XXI" të shtëpisë diskografike "Naxos" "Ndjej se jam në një pikë të rëndësishme në karrierën time krijuese dhe besoj se kam ende shumë për të thënë. Vetëm do të kompozoj. Them se kam një rrugë të gjatë përpara. Duke perifrazuar fjalët e një murgu japonez, kompozitori tërhiqet në të njëjtën ditë kur vdes". Kështu u shpreh në 50-vjetorin e lindjes kompozitori Thoma Simaku. Nëse për shumë të tjerë kjo fazë e jetës shënon një rënie, Simaku gjendet në kulmin e punës së tij krijuese. Skenat ku luhen veprat e tij shtohen çdo ditë. Jo më kot emri i tij renditet ndër "Klasikët e shek. XXI". Vetëm pak ditë më parë, me rastin e 50-vjetorit, Simaku prezantoi një album (CD) me veprat e tij. CD-ja përfshin 6 vepra të ekzekutuara nga Kuarteti "Kreutzer" i Londrës dhe tanimë gjendet në treg. Veprat e publikuara janë "String Quartets Nr. 2 dhe 3", "Voci Celesti – String Quartet Nr. 3", krijim i vitit 2004, "Due Sotto-Voci për violinë solo" e vitit 2003,"Soliloquy I" për violinë solo e vitit 1998, "Soliloquy II" për violinçelë solo e vitit 2001, "Soliloquy III" për violë solo evitit 2002 dhe "Radius – String Quartet Nr. 2" e vitit 2003. E prodhuar në Gjermani, kjo CD është nxjerrë nga shtëpia diskografike "Naxos", e cila e ka parë të udhës ta përfshijë këtë botim në serinë "Klasikët e Shekullit XXI". "Naxos" është një nga shtëpitë diskografike më të njohura të muzikës klasike dhe ka një shpërndarje mjaft të gjerë në të gjithë botën. Për herë të parë në katalogun e saj futet dhe muzika shqiptare. Në programin e CD-së, së botuar në anglisht dhe gjermanisht, Simaku i përshkruan këto vepra si një udhëtim imagjinar në kohë, ku elementet antike dhe moderne të shprehjes muzikore dhe extra-muzikore ndërlidhen dhe plotësojnë njëra-tjetrën. "Eksperienca e parë direkte që kam patur gjatë punës me muzikantë folklorikë dhe duke dëgjuar këngë të vjetra duke se ka pasur një ndikim të përhershëm në ndërgjegjen time krijuese. Nuk ka citime të muzikës folklorike në këto vepra, apo në ndonjë vepër timen, por rezonanca të kësaj bote tingujsh në mënyrë të pandërgjegjshme bëhen pjesë e muzikës sime. Këto cilësi janë përfshirë në gjuhën e përgjithshme muzikore dheqartësisht mund të dëgjohen në këto vepra". Prezantimi i CD-së u bë në Festivalin e Muzikës së Re në York të Anglisëdisa ditë më parë, në një koncert të Kuartetit "Kreutzer", ku përveç veprave të kompozitorëve të tillë si Bartok, Kurtag dhe Janacek, u ekzekutua edhe vepra e Simakut "Radius – String Quartet No. 2". Në faqen e festivalit shkruhet se "muzika e kompozitorit Simaku për më shumë se një dekadë është ekzekutuar në mbarë Evropën dhe në SHBA. Për cilësitë ekspresive unike dhe moderne të muzikës së tij, Simakut i janë akorduar një numër i konsiderueshëm çmimesh prestigjoze ndërkombëtare". Publikimi i kësaj CD-je është një ngjarje e shënuar për kompozitorin shqiptar. "Mendoj që publikimi i kësaj CD-je është një ngjarje mjaft e rëndësishme, jo vetëm për mua, por dhe për muzikën tonë. Aq më tepër që ka dalë në serinë "21st Century Classics", - thotë për "Shekullin" kompozitori Simaku. Përveç promovimit të CD-së, tre vepra të kompozitorit u ekzekutuan gjatë festivalit "Radius String Quartet No.2" u ekzekutua nga kuarteti "Kreutzer", ndërsa "Solilquy I" u ekzekutua nga Peter Sheppard Skaerved.Një vepër për piano e titulluar "Des Pas Chromatiques-Hommage a Debussy" u luajt nga pjanistja angleze Nicky Losseff. Mësohet se kjo vepër sapo është botuar në një album të ri të titulluar "Pianthology" që përmban 7 vepra të kompozitorëve bashkëkohorë, që gjithashtu u promovua në këtë festival. Përveç partiturave, ky album përmban dhe një CD me regjistrimet e 7 veprave. Në parathenien e albumit, midis të tjerave, shkruhet: "Këta kompozitorë të prezantuar në këtë album janë që të gjithë të njohur në shkallë ndërkombëtare; 3 janë nga Anglia, 2 nga Australia, një nga Meksika dhe një nga Shqipëria".
Shekulli.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



