Vezėt e kuqe tė ministrisė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 09 April 2008

Politikat për të rinjtë e Ministrisë së Kulturës si një demagogji kundrejt dangerous kicks, gjendjes reale në institucionet kombëtare të kulturës. Ministri Pango indiferent ndaj skandalit ligjor dhe financiar me fituesit e rinj të "Onufrit 2007".

 

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, deklaroi dje Fondin Publik për Artistët e Rinj. Një shfaqje nën shoqërinë e kuartetit të drejtuesve të disa institucioneve kombëtare. Një spektakël ku meritën kryesore e ka ministri që nuk e mbylli dot me një finale për të qenë, sepse kishte mbledhje qeverie. Elementë të spektaklit, veç këpucëve nën trapezë të zotërinjve, ishte propaganda e shifrave në para, 40% më e lartë se viti 2007, para që po hidhet për politikë kulturore për të rinjtë. Sa e vërtetë është kjo, e tregon sakaq skandali i Galerisë Kombëtare i mbajtur fshehur për disa muaj dhe për të cilin ministri Pango nuk denjoi të japë shpjegime kur u pyet: Çfarë politikash po krijoni zoti Pango, kur ministria e ka futur Galerinë Kombëtare në borxh me tre të rinj fitues të "Onufri 2007"?


Me 13 milionë lekëduan të integrojnë të rinj për periudhën prill-dhjetor 2008 me festivalin e përvitshëm në Teatrin Kombëtar që me zor po kavardis të vetët; me një koncert në teatrin e Operës dhe Baletit që i ka ngritur duart lart dhe sallën ua ka dorëzuar privatëve; me një integrim emergjent në Galerinë Kombëtare që është zhytur në mjerimin më të zi që ka njohur ndonjëherë një galeri, dhe me një Studio për aktorët e Rinj të Teatrit Kombëtar për Fëmijë që i ishte mangut shartimit më të çuditshëm ministror që drejton Pango.


Çfarë duan që të ndodhë ka për të ndodhur sipas modës së bordeve, komisioneve, jurive,punësimit sezonal të të rinjve. Pikërisht kjo parashikohet në projektet për fondin publik të të rinjve. Spektakli i djeshëm mediatik 10 minutësh, tregoi se Drejtoria e Arteve dhe Letrave në MTKRS ka vetëm një javë që ia ka propozuar idenë e "Artistëve në emergjencë" që pritet të zbatohet në GKA, që kushton 600 mijë lekë çka tregon se ministrinë e ndan një humnerë nga institucionet e varësisë, përndryshe askush nuk do ta toleronte heshtjen ndaj skandalit të Onufrit. Tre artistë të rinj, tre fituesit e edicionit të 14-të të konkursit ndërkombëtar të arteve pamore që u mbajt në dhjetor-janar, Fani Zguro, Driand Zeneli, Bruno Muzzolini, nuk janë paguar. Onufri ka për organizatorë Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë. Çmimet e të treve nuk i kalojnë 500 mijë lekët, ndërsa konkursi ka kushtuar diku tek 2.7 milionë lekë, shifër që është thuajse e njëjtë me fondin që Galeria Kombëtare e Arteve ka për projektet. Po ta krahasonim me gjuhën e ndërtimit të Tiranë, do thuhej se kaq kushton sot një garsonierë. Është një fond që ka vite që nuk ndryshon.



Për bllokimin e krijuar, për dinjitetin përtokë të galerisë, nuk ka asnjë përgjigje për ta zgjidhur situatën nga ana e MTKRS. Drejtori Genc Mulliqi tha dje për Shekullin - ministri Pango e kishte lënë tashmë trapezin – se Onufri është peng i shkeljeve ligjore dhe financiare. Janë shkelje të përsëritura të cilat për "Onufri 2006" i ka nxjerrë relacioni i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm i MTKRS. Para një muaji, Mulliqi i është drejtuar me një relacion sekretarit të përgjithshëm të ministrisë ku e vë në dijeni për shkeljet që janë bërë me organizimin e "Onufri 2007" i kuruar nga Ervin Hatibi dhe Rubens Shima. "Kam ndjekur komunikimin me shkresat zyrtare. Dua që të dokumentohet gjithçka". Shkeljet e procedurave ligjore, administrative dhe financiare, sipas Mulliqit, i cili i referohet kritereve të shpalljes së konkurseve kombëtare dhe statutit përkatës, janë flagrante sepse kuratorët "kanë vepruar edhe si drejtorë të projektit, edhe si menaxherë fondesh, edhe si selektorë të jurisë. Të gjitha blerjet për Onufirn janë bërë në kundërshtim me legjislacionin përkatës, sepse edhe blerjet më të vogla nuk mund të kryhen pa urdhrin e prokurimit". Drejtori i GKA vazhdon të këmbëgulë që si kuratorët dhe juria e Onufrit janë zgjedhur forcërisht. Dokumentet zyrtare e provojnë këtë. Si rrjedhojë, edhe fituesit janë në njëfarë mënyre të jashtëligjshëm.


Kjo ministri që po hiqet sulltane, dje është sjellë rrjepacake me galerinë. Askush nuk hap gojë që fondi për projektet në Galeri është një turp. Kjo demagogji po e rendit ministrin Pango ndër ministrat që kanë bërë hapa mbrapa.

Ja pse shembulli i galerisë duhet të jetë një alarm për të tjerët. Po fytyrat e drejtuesve duken aq të lodhura nga zgjimi i mëngjesit dhe pa shpresë. Ka një gjendje kotësie. Për të kompensuar gjendjen e gjumit – ka fjalë se kuarteti i djeshëm mund të zëvendësohet - mbushet shporta e projekteve me fjalë që në përdorimin e përditshëm administrativ, në gjuhën e statuteve dhe rregulloreve, ushtrojnë dhunë në shpresën, durimin dhe besimin e shumëkujt. Është torturë të lexosh mes rreshtash: potenciale, përkrahje, rivitalizim, kontigjente, netëork-e, ëork shop-e, strategji, konseguencë, audicione, konkurrencë, juri, komisione, emra të mëdhenj të skenës, skena të rëndësishme, suksese të ndryshme, praktika të ndryshme të suksesshme, promovim, grupe dhe individë aktivë. Edhe më akoma: atashim i bashkëpunimit, variabilitete, reformim i sistemit të rekrutimit të më të aftëve, integrim në institucionet publike të artit, rritje e ndërgjegjësimit të institucioneve kombëtare, boshllëk didaktik e institucional – ja dhe fundi i tunelit - pjesë e mirëmenaxhimit të kulturës në Shqipëri. Po të rinjtë me çfarë gjuhe kanë për t'u përgjigjur? Urojmë jo me CV-të, masterat, shkollat e dyshimta dhe plagjiaturat, siç kanë bërë gjysma e atyre që hartojnë sot strategji për kulturat në Tiranë. Nuk ka një ngritje të natyrshme dhe guximplote të shpresës.

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.46200 Seconds