| Vuajarizmi qė vjen nga fėminia |
|
|
| Thursday, 10 April 2008 | |||||||
|
"Peeping Tom" i Michael Powell shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar. Në vitet 60 është kritikuar ashpër si film që me skenat e seksualitetit dhe të dhunës fyen publikun.
Kur shfaqej në vitin 1960, "Tom spiuni", film i regjisorit britanik Michael Powell, ra nën një shi kritikash, qoftë nga media, qoftë nga publiku. Cilësohej fyes për skenat e seksualitetit dhe të dhunës. Gati 48 vjet pas daljes së filmit, duken të pakuptimta pritjet me këmbët e para që iu bënë jo vetëm "Peeping Tom" po edhe Powellit vetë sadoqë ky, deri më 1960 pothuajse e kishte thënë ç'kishte për ta thënë në kinema. Michael Powell (1905-1990) vinte që nga vitet 30 me filmat "Luani ka krahë", "Hajduti i Bagdatit", "Hënë e hidhur", "Rojet e mbretëreshës" etj. dhe ishte i njohur edhe për serialet televizivë si "Mbrojtësit", "Spiunazh" dhe "Dadot". Kështu pra nga vlerësime të tipit "jo i shëndetshëm për publikun" apo "Nuk ka film tjetër që mund të të neverisë kaq shumë", u kalua tek gjykimet me më pak pasion, të cilat për hir të së vërtetës e konsiderojnë sot "kryevepër".
Në një lidhje dashurie që ai me një nga viktimat e tij, Helenën, i tregon asaj se kur kish qenë fëmijë, i ati e kishte përdorur si kavje për eksperimente psikologjike që kishin për qëllim studimin e frikës dhe të sistemit nervor. Për shembull ai i fut të birit një hardhucë në shtrat dhe e filmon për të parë deri ku shkojnë reagimet e tij apo ndërsa e vendos pranë të ëmës në shtratin e vdekjes. Kështu e mbante të birin në mbikëqyrje të vazhdueshme.
Filmi u shfaq në të njëjtin vit me "Psycho" Hitchcock-ut në Amerikë. Hitchcock e kishte shfrytëzuar këtë temë edhe në disa filma si për shembull "Vertigo". Por "Psycho" dhe "Peeping Tom" kanë ngjashmëri mes tyre edhe për mënyrën jo të zakontë me të cilën e trajtojnë seksualitetin duke pasur në fokus një vrasës i dhunuar dikur dhe ngashënjyes. Por filmi i Powell-it, psikologjiksht është më tepër se thjesht kompleks. Dimensioni njerëzor i vrasësit ishte një tjetër gjë e prapranueshme që kritika e dyzetë viteve më parë nuk e kapërdinte dot.
Për Martin Scorsesen ky film bashkë me "Tetë e gjysmë" i Felinit, përmbajnë gjithçka që mund të thuhet për kinemanë.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



