|
Sunday, 03 February 2008 |
|
Tenori Rudin Sata "zbardh" situatën në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Sipas institucioni nuk ka nevojë për borde të "importuara" dhe për njerëz anarkistë Tenori Rudin Sata është një nga ata artistë, që vlerëson më shumë tek vetja të qënurit qytetar. Ka provuar të "ndëshkohet" sepse ka qenë kundër rrymës, por për Satën është më mirë kështu se të heshtësh. Në një kohë kur zien debati mbi Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, është ndër ata artistë që i thonë gjërat hapur. Megjithë problemet që ia ka vënë në dukje vite më parë drejtorit Zhani Ciko, thotë se TKOB ka ecur gjatë këtyre viteve. Bordin e zgjedhur së fundmi nuk e shikon në të mirë të demokracisë institucionale, por si një tjetër diktaturë. Çensurë intelektuale dhe konflikt i pastër interesi. Sipas tij anëtarët e bordit të ri, përveçse janë figura të konsumuara në ambientet e Operës, janë edhe me tesera partie. Ndërsa njëri prej tyre (Arben Llozi), ka konflikt të pastër interesi pasi është bashkëshorti i njërës prej sopranove kryesore të TKOB. (Bordi përbëhet nga Zhani Ciko, Agron Xoxa, Ibrahim Madhi, Agim Duro dhe Arben Llozi). Tenori Rudin sata është një nga zërat e spikatur në Opera viteve të fundit. I specializuar në "Barbican Center" në Londër dhe në Poloni, Sata ka interpretuar në role kryesore në operat "Dhoma, "Opera për tre grosh", "Flauti magjik", "Ballo me maska", etj.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Sunday, 03 February 2008 |
|
Në datat 8, 9 dhe 10 shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar do të ngjitet premiera e dramës "Nënë Tereza", një produksion i kompanisë teatrore "Tirana". Është momenti i thirrjes, atëherë kur Gonxhja vendos t'u kushtohet njerëzve. Për herë të parë në një skenë teatrore ngjitet një dramë kushtuar shenjtores shqiptare, Nënë Terezës. Në datat 8, 9 dhe 10 shkurt në skenën e Teatrit Kombëtar do të ngjitet premiera e dramës "Nënë Tereza", një produksion i kompanisë teatrore "Tirana". Teksti i dramës është shkruar nga aktori Lazër Filipi, i cili ia ka besuar regjinë regjisorit Bruno Shllaku. Sipas Filipit, njerëzit të lodhur nga trysnitë politike dhe nga dhuna që demonstrohet kudo, edhe në art, kanë mundësi të ndjekin një vepër që ofron mirësi dhe paqe. "Ne jemi të bindur që nëpërmjet kësaj drame do të përcjellim mirësinë e Nënë Terezës, humanizmin e saj, për të varfrit, si e varfër", - thotë Lazër Filipi, ndërsa shton se pas premierës në Tiranë do të ketë edhe premierë në Prishtinë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 11 12 13 14 15 16 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 121 - 122 nga 122 |