Vizitoret Online

Kemi 11 miq dhe no anetare online

9357 anetare gjithsej
Kultura

Miss Universe me ngjyra kombėtare Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
Wednesday, 25 June 2008

Mbrëmja e kostumeve tradicionale në Vietnam, klasifikon në garën mes vajzave që konkurrojnë për kurorën e Miss Universe, veshjen shqiptare. Edhe kostumi i Kosovës tek dhjetë më të mirët.Kostumet tradicionale shqiptare e kosovare korrin sukses në skenën e misseve në Vietnam. Mbrëmjen e 22 qershorit, konkurueset në Miss Universe prezantuan kostumet kombëtare. Plot 81 konkurrente shpalosën përpara publikut larminë e ngjyrave dhe kombinime unike. Ishte edhe një garë mes kulturave dhe trashëgimive kulturore prej së cilës dolën dhjetë kostumet më të mira.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
DRITĖROI KĖNDON RUSISHT Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Monday, 23 June 2008

Kur më ra në dorë përmbledhja me poezitë e Dritëro Agollit “Nga vjen kjo muzikë?”, të përkthyera në rusisht nga Ilia Fonjakov dhe të botuara me një format elegant, thashë me vete: sa mirë, po sa vonë! Kuptohet, nuk ishte një qortim për përkthyesin, por për ngricat politike që i lanë dy vendet tona pa kontakte kulturore gjatë një gjysmë shekulli. Vonë mbase, mund t’i jetë dukur edhe ndonjë lexuesi në Rusi, njohja me një poet të shquar nga një vend pranë brigjeve ku ka lindur poezia (siç i shkroi La Martini De Radës). Atij lexuesi që s’ka lënë autor pa lexuar, as të qosheve më të humbura të dheut.Letërsia shqipe është pritur mirë në Rusi, kur filloi të përkthehej para 50 vjetësh.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Fati tek kodet e vjetra Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Monday, 16 June 2008

“Ata ishin, ata. Po ti gjete rastin të lexosh pak…”. Vajza gjysmë e zhveshur mbyll derën dhe hyn në dhomë. Djali qëndron mbi shtrat me një libër në duar. Është duke prekur dy ëndrra, studimet dhe të dashurën. Ëndrra që ndërpriten në mes sepse një i çmendur nga fshati i të atit, kujtohet se përpara 60 vjetësh, gjyshi i studentit kishte vrarë dikë nga fisi i tij.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Tirana zbulon rrėnjėt Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
Saturday, 14 June 2008

Duket se Tirana ka vendosur të tregojë për të kaluarën e saj. Pas zbulimeve të bujshme në zonën e Kalasë së Tiranës, të cilat devijuan një projekt të tërë urbanistik, një tjetër zbulim është bërë së fundmi në Rrugën e Barrikadave. Kanë qenë sërish dhëmbët e ekskavatorëve që kanë ndeshur në objektet arkeologjike. Bëhet fjalë për pllaka mermeri e epitele guri të shkruara në arabisht, të cilat sipas specialistëve i përkasin Mesjetës së vonë.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>

Rezultatet 25 - 32 nga 122
Powered By PageCache
Generated in 0.23437 Seconds