|
Tuesday, 22 July 2008 |
|
Hyri në shtëpinë e Big Brother me flamurin kombëtar në dorë dhe doli pas 100 ditësh prej aty, sërish me flamurin mbi shpatulla, por edhe me kurorën e fitimtarit. Arbër Çepani, një model i shkëlqyer për të rinjtë shqiptarë në një intervistë për revistën “Shqip”, tregon se vazhdon t’i përmbahet ëndrrës së tij që të bëhet pjesë e ndryshimit të shoqërisë sonë. Historia dhe jeta e një djali sa ëndërrimtar aq edhe racional, mes vendlindjes, vendeve ku ka jetuar, studimeve dhe Madalenës, dashurisë së tij italiane.Zakonisht në këtë garë fitojnë gjithmonë, personazhe që nuk shfaqen që në fillim si protagonistë agresivë. Nuk fitojnë asnjëherë ata të zhurmshmit, apo që luftojnë egër për dominancë.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 22 July 2008 |
Qysh kur ajo quhet zonja e Nikolas Sarkozi, Karla Bruni është ethshëm objekt mediatik. Dalja e albumit “Comme si de rien n’était” (Sikur të mos ishte asgjë), albumi i saj i tretë, nuk do të bëjë asgjë për të kulluar statusin krejt të ri të një këngëtareje bashkëshorte e kreut të shtetit francez. Për “Le Figaro” ajo ka dhënë këtë intervistë që po e botojnë të përshtatur dhe të shkurtuar.Duhet të ketë qenë i vështirë vendimi për të nxjerrë këtë album …Kishte vetëm një alternativë: ose do ta nxirrjaduke e pranuar si të vërtetë punën time dhe statusin e zonjës së parë, ose nuk do ta nxirrja. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, pa arritur të mbushem mirë me frymë, pa pasur kohë që të përfytyroj një raport me këtë status të ri. Por vetë albumi, konceptimi dhe realizimi i tij, ka qenë, në të kundërt
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 22 July 2008 |
E kanë quajtur “depresioni i rrobave të banjës”, panikun që mbërthen shumicën e njerëzve për dukjen estetike përpara se të shkojnë në plazh e t’i gëzohen diellit.Sipas specialistëve kjo është gjithçka normale dhe nuk ka asgjë të habitshme. Aq sa sipas një studimi, 4 italianë në 5 janë në njëfarë mënyrë të goditur nga ‘sindroma’ e re para verë. Në këtë përfundim ka arritur një studim i “Donne e qualità della vita”, që mori si kampion 300 persona, meshkuj e femra, nga 20-50-vjeç, të cilët u intervistuan në plazhet italiane.Vetëm 15% e të intervistuarve provonin lehtësim shpirtëror për mbërritjen e pushimeve të shumëpritura. Ndërsa 35% të tjerët vuanin nga një depresion i fortë, që lidhej me mospëlqimin e trupit të tyre.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 22 July 2008 |
Romani i Salman Rushdie-ut që bëri epokë “Fëmijët e mesnatës” është më i miri ndër romanet që janë vlerësuar në dyzet vjet me Çmimin Man Booker, rezultat i dalë nga një votim i publikut që e ka bërë të ditur dje e përditshmja britanike “The Guardian”.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
Tuesday, 22 July 2008 |
|
Babai nga qyteti anglez Hampshire ka thyer rekordin botëror në hekurosjen maratonike. Ben Walton brenda 60 orëve të punës ka hekurosur 923 rroba për të grumbulluar para për blerjen e inkubatorit të ri për spitalin në Winchester.
|
|
Lexoni pėrmbajtjen...
|
|
|
<< Fillim < E mėrparshme 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetra > Fund >>
|
| Rezultatet 28 - 36 nga 1343 |