16 Te vdekur ne Farke,Shqiperia ne dite zie! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 06 March 2008
Te 19 personat bashke me pronarin e restorantit kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ç’ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te 14 personave, ne pamundesi per te dalur prej saj.

Tirane-Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Sipas njoftimit te policise se Tiranes, ngjarja ka ndodhur oret e mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet e disa personave mes te cileve dhe femije.

Polcia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05’ te dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase, per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne liqenin e Farkes ne Tirane.

Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t’ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin.

Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave.

Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga Bar – Restorant ”Liqeni” per te kaluar ne bregun tjeter.

Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ç’ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej saj.

Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant ”Liqeni”, ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19 persona ne bord.

Te mbijetuar jane shtetasit 
Beqir Sinani,
Luena Behar Spahiu,
Romina Pellumb Hysa,
Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant ”Liqeni”).

Rezultojne te mbytur nga kjo tragjedi shtetasit 

Pellumb Hysa
Majlinda Hysa
Alban Hysa
Aurela Osmani
Halil Osmani
Hatixhe Osmani
Eljo Osmani
Alket Osmani
Ida Osmani
(Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeç binjake)
Thelleza Spahiu
Arlind Spahiu
Afrim Dibra
dhe 2 persona me mbiemer Blamo

Operacioni i kerkim – shpetimit perfundoi ne oren 03.00’, duke bere te mundur nxjerrjen nga liqeni i 16 – trupave te mbytur.
Trupat e pajete gjenden ne morgun e spitalit ne Qendren Spitalore Universitare te Tiranes.

Te mbijetuarit deshmojne: Barka futi uje qe ne nisje

Deshmi te reja vijne nga te mbijetuarit dhe familjaret e viktimave. Nga deshmite e tyre mesohet se gjate udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te.
Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga bordi i saj.

4 trupa do nisen ne Berat

Te afermit do te terheqin nga morgu trupat e te dashurve te tyre tashme te mbytur. Pasi kane sjelle rrobat dhe sendet e nevojshme per te terhequr trupat e pajete nga morgu, ata po presin ne spitalin e QSUT-se ne
Tirane. 4 trupa do te nisen drejt Beratit dhe mesohet se atje do te kryhen te gjitha ritet e fundit per ti percjelle drejt baneses se fundit.

Nje nga viktimat, vellai i kryetarit te deges se PD, Berat

Mesohet se nje nga viktimat, Pellumb Hysa eshte vellai i kryetarit te Partise Demokratike te deges se qytetit te Beratit, Shkelqim Hyses. Pellumb Hysa eshte mbytur bashke me Majlinda Hysen, Alban Hysen.

Ministri Nishani: Aksidentale, ngjarja tragjedi

Ministri i Puneve te Brendshme Bujar Nishani eshte gjendur kete mengjes prane familjareve ne spitalin e madh te te Tiranes. Nishani u shpreh per mediat se ngjarja e ndodhur ka marre permasat e nje tragjedie dhe se shteti do te gjendet prane familjeve per cdo nevoje te tyre. Ministri e cilesoi ngjarjen e rende aksidentale, por qe pavaresisht kesaj, hetimet do te vijojne.

”Eshte ngjarje e shume e rende. Tragjedi per cdo familje dhe u shpreh ngushellimet dhe u gjendem prane te gjitha ketyre familjeve. Ka qene nje ngjarje aksidentale, por organet perkatese do bejne hetimet e nevojshme deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Do ndihmojme ne anen organizative dhe ndihma te tjera qe familjet do kene nevoje. Ngjarje shume e rende po bejme gjithcka per t’u lehtesuar dhimbjen familjeve”, tha per News24, Nishani.

Deputete socialiste ne spital prane familjeve te viktimave

Deputete socialiste, Erjon Brace, Marko Bello, Alfred Dalipi ndodhen ne spitalin “Nene Tereza” dhe po ndjekin nga afer zhvillimet e fundit ne morg ku ndodhen trupat e pajete te 16 personave te mbytur.

Viktimat festuan ditelindjen e Alban Hyses

Viktimat festuan ditelindjen e 18-te te Alban Hyses, tashme dhe ai i mbytur. Te 18 personat festuan ne restorant "Liqeni" buze liqenit te Farkes ne Tirane ditelindjen e te dashurit te tyre qe rezultoi fatale per jete e tyre gjate kthimit te tyre per ne shtepi. Albani ishte i shoqeruar nga e fejuara e tij dhe nga nje i aferm i kesaj te fundit bashke me familjaret e familjes Osmani.

Ministri Ndoka: Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise

Ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka shprehur sot ngushellimet per ngjarjen e rende. I ndodhur ne spitalin “Nene Tereza”, Ndoka u shpreh per mediat se dikasteri I tij eshte gjendur ne ndihme te viktimave qe ne castet e para te tragjedise. “ Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise. Dergova menjehere ne vengjarje ambulanca, mjeke. Nuk kam takuar ende asnje nga te mbijetuarit pasi po marrin mjekimin e nevojshem ne spital. Nderkaq eshte ngritur nje grup pune i drejtuar nga Ministri i Brendshem. 2 autombulanca jane vene ne ndihme te familjeve per cdo rast te nevoje. Po e perjetojme me dhimbje kete ngjarje. Jemi prane familjeve”, u shpreh Ndoka.

SHQIPERIA SOT NE ZI KOMBETARE

6 Marsi shpallet dite zie. Kryeministri Sali Berisha ka shpallur Dite Zie, diten e sotme,  ku humben jeten 16 persona si pasoje e mbytjes se nje barke ne Liqenin e Farkes. Flamujt do te ngrihen ne gjysem shtize, ndersa parlamenti do te mbaje nje minute heshtje ne kujtim te viktimave qe humben jeten sot aksidentalisht.

Berisha: Ngushellime familjeve. Qeveria ndihme familjeve

Kryeministri ne nje komunikim direkt per mediat u shprehu ngushellimet familjeve qe humben te afermit e tyre ne tragjedine e Farkes. “Tragjedi, ngjarja e rende qe ndodhi ne mesnate ku humben jeten 16 qytetare, 8 te familjes Osmani, 3 te familjes Hysa, 3 te familjes Spahiu dhe 2 te familjes Dibra. U shpreh familjeve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet e mia me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle diten e sotme Zi Kombetare. Ne te gjitha institucionet shteterore flajmujt te ngrihen ne gjysem shtize dhe te mbahet nje minute heshtje. Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet per varrimin e viktimave. Vendimi hyn ne fuqi menjehere”, u shpreh Berisha per ngjarjen e rende.

Parlamenti mban nje minute heshtje

Ligjvenesit shqiptare jane mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku kane nderuar me nje minute heshtje viktimat e mbytura sot ne Liqenin e Farkes, ne Tirane. Disa prej tyre kane qene sot te pranishem dhe ne spitalin "Nene Tereza" ku kane ngushelluar nga afer familjaret e viktimave.

Binjaket 3 vjecare kishin sot ditelindjen

Akoma me e dhimbshme behet tragjedia e Farkes kur fakte te reja mesohen nga te afermit. Sot 2 binjaket Gersi dhe Rei Osmani 3 vjec kishin sot ditelindjen. Te dy femijet mbushnin sot 4 vjec, por per fat te keq nuk arriten te festojne ditelindjen e tyre pasi u mbyten bashke me prinderit e tyre ne Liqenin e Farkes. Ata festuan dje ne darke bashke me familjare te tjere ditelindjen e kusheririt te tyre, Arlind Hyses.

(Daniela Bonollari-BalkanWeb
Komente
Shto Koment Kerko Komentet
YoungLindz  - JU LUTEM KINI DURIMIN TA LEXONI DERI NE FUND...!!!   |92.60.20.xxx |2008-05-31 23:47:49
Jam regjistruar ketu vetem per te shkruar kete koment.Dua te sqaroj disa gjera
qe nuk jane thene ashtu sic duhet ne lidhje me kete ngjarje.
Une quhem Juela
dhe jam 14 vjec dhe jo Luena 20 vjec sic kane shkruar shumica ose te gjitha
gazetat.
Ate nate isha dhe une ne ate varke dhe do sqaroj disa gjera shume te
paverteta qe jane thene.Ate dite une humba mamin dhe vellain.
FELLEZA SPAHIU
46 VJEC
ARLIND SPAHIU 16 VJEC
KETU ESHTE SHKRUAR:
(
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41414 Seconds