| 75 milion euro pėr 6 muaj nė rrugėt e Kosovės |
|
|
| Saturday, 28 June 2008 | |||||||
|
Zoti Ministër pothuajse çdo ditë po inauguroni fillimi e punimeve në ndonjë rrugë. Sa rrugë keni shtruar deri me tani dhe sa të tjera planifikoni këtë vit? Limaj: Pa i llogaritur këto projektet e mëdha që po punohen rruga nga Prishtina deri në Lipjan dhe nga Prishtina në Fushë Kosovë dhe ato që priten të fillojnë nga Fushë Kosovë për në Sllatinë,në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe nga Mitrovica në Prishtinës që pritet të fillojë së shpejti, deri me tani llogariten diku rreth 110 rrugë në tërë Kosovën. Sa për qind të buxhetit deri më tani keni shpenzuar apo kontraktuar? Limaj: Deri me tani kontratat që kemi realizuar dhe ato që kemi nënshkruar kapin shumën më shumë se 74 milionë eurosh. Kjo shumë e mjeteve përfshinë edhe kontrata nëpër komuna. Sa ka qenë totali i buxhetit në ministrinë tuaj? Limaj: Diku rreth 79 milionë euro ka qenë buxheti i destinuar vetëm për rrugë. Sa para i ka në dispozicion ministria juaj përfshirë dhe ato që keni trashëguar nga ministri i kaluar? Limaj: Kemi trashëguar rreth 14 milionë euro. Ndërsa totali i buxhetit me të gjitha shpenzimet tjera duke përfshirë këtu edhe shpenzimet për mallra dhe shërbimeve ka qenë diku rreth 100 milionë euro. Keni premtuar fillimin e autostradës Vërmicë- Prizren, vazhdimin e asaj nga QMI për në Shkup, nisjen e autostradës Mitrovicë- Prishtinë... Ku do i gjeni fondet? Limaj: Nisja e autostradës Prishtinë-Mitrovicë fillon në fund të këtij muaji. Po ashtu në fund të këtij muaji fillojmë edhe me zgjerimin e autostradës Fushë Kosovë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Ndërsa sa i përket asaj Vërmicë - Prizren janë disa procedura të cilat duhet respektuar pasi janë norma dhe standarde të Bankës Botërore dhe normal që ne absolutisht duhet ti respektojmë. Është në interesin tonë që kemi të bëjmë me një punë mjaft serioze, me një vepër mjaft kapitale dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Përveç dëshirës që kemi duhet të jemi të kujdesshëm ti respektojmë të gjitha procedurat të gjitha standardet dhe të bëjmë një përzgjedhje serioze Po fondet ku do i siguroni? Limaj: Edhe kjo është një nga ato që mund të jetë përcaktuese për kompaninë. Ne jemi në fazën e procedurave parakualifikuese dhe besoi që për 10 ditë do të hapen ofertat e kompanive të cilat kanën konkurruar për shprehje të interesit për autostradën e cila përfundimisht na çon drejt fazës përfundimtare. Do të thotë faza e parë përmbyllet dhe pastaj do vazhdojmë në fazën e dytë cila përfshinë parakulaifikimin e këtyre kompanive si dhe hapjen e ofertave të reja për ekzekutimin e punimeve. Kjo procedurë duhet të respektohet domosdoshmërish dhe në kuadër të kësaj do të shohim sepse ka kompani që dëshirojnë të konkurrojnë edhe me fonde të veta. Po mendoni në kompani të cilat dëshirojnë ti marrin këto autostrada me konçesion? Limaj: Mund të ketë me koncesion por mund të ketë edhe ndonjë kompani tjetër që mbrapa vetës ka ndonjë bankë. Mundësitë janë të hapura edhe pse ende nuk kemi shfletuar dosjet por ka paralajmërime për diçka të tillë. Sa para do i takojnë MTPT-së nga zvogëlimi i kapitalit të PTK-së.Kam parasysh një shumë prej 120 milionë eurosh, e cila tani i takon Qeverisë së Kosovës. Është pohuar se disa nga këto mjete tani veç se kanë shkuar në rrugë. Sa janë të vërteta këto ? Limaj: Duhet të sqarojnë këtë çështje sepse zvogëlimi i kapitalit të PTK-së është vendim i AKM-së. MTPT-ja edhe po të donte nuk ka qasje në këto mjete dhe këto i janë lënë Bankës Qendrore ku edhe janë tani. Ato janë pasuri e Kosovës dhe jo vetëm 120 milionë euro por edhe vet PTK është pasuri e Kosovës dhe është krejt normale që ato mjete i përkasin Kosovës. Ndërsa sa përket asaj se a do i merr MTPT-ja, Ministria e Arsimit apo ajo e Shëndetësisë, e rëndësishme për mua është që ato mjete duhet t'ju kthehen qytetarëve dhe të jenë në shërbim të nevojave të tyre. Vendimi se kush do i merr ato mjete i takon qeverisë. Qeveria do shikojë se ku ka nevojë për investim dhe aty do investojmë. Ka nevojë edhe për arsim edhe për shëndetësi, ka nevojë gjithkund nga pak. PTK-ja ka më shumë se 120 milionë euro dhe unë mendoj se edhe ashtu ne do i marrim në menaxhim tërë ato mjetet. Kur do i merrni në menaxhim ? Limaj: Tash pritet mbledhja e qeverisë ku do bëhet edhe emërimi i Bordeve të drejtorëve të Kompanive publike. Pastaj ligji mbi NP-të është aprovuar dhe kompanitë kanë kaluar në mbikëqyrje të qeverisë. Praktikisht tash qeveria mbikëqyrë të gjitha kompanitë publike duke përfshirë këtu edhe PTK-në. Më PTK nuk do të mund mjetet financiare ti shfrytëzojë sipas dëshirës së disa individëve. Po ashtu më nuk do vjen rasti që qeveria e Kosovës ti kërkojë paratë sepse ato nuk kërkohen por duhet të shfrytëzohen dhe të jenë në shërbim të qytetarëve. Qeveria pastaj bënë ndarjen e mjeteve sipas nevojës. Pse NP-të deri me tani kanë mbetur pa borde dhe me ushtrues detyre? Limaj: Është e vërtet por kjo ka ndodh për shkak të mosbartjes së kompetencave. Unë mendoi se ka qenë një proces i bartjes transitore dhe ne normalisht nuk kemi dashtë të bëjmë lëvizje e pas dy muajve të bëjmë lëvizje tjera. Në Aeroport dhe PTK njerëzit për borde janë të gatshëm dhe besojë që javën tjetër qeveria do bëjë emërimin e tyre. Pse ke insistuar që Adnan Merovci të emërohet U.D. i drejtorit menaxhues në PTK ? Limaj: Jo që kam insistuar por ju e dini se unë kam dhënë edhe deklaratë në televizion dhe në mesin e katër personave që kanë konkurruar unë kam preferuar që aty të jetë Adnan Merovci. Janë shumë arsye pse e kam bërë këtë propozim. Në njërën anë është ana profesionale e tij dhe në anën tjetër besimi. Unë besojë që ai mund ta zbatojë paketën zhvillimore që e mendon qeveria për PTK-në si dhe mund të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë për zhvillimin e politikave të qeverisë. Pra këto janë dy arsyet pse kam menduar se Adnan Merovci duhet të jetë në PTK, në mesin e atyre 4 konkurrentëve. Nuk kam asgjë të keqe me ata njerëz sepse as nuk i njoh por qeveria duhet të ketë drejtues në ndërmarrjet publike me të cilët mund të bashkëpunojë dhe unë e kam shprehur haptas qëndrimin tim për Adnan Merovcin. Absolutisht aty duhet të jetë një njëri që qeveria mund të bashkëpunojë me të. Limaj: Jo nuk më janë marrë kompetencat. Ne duhet ta qartësojmë ligjin për NP-të ku qartë thuhet se është një komitet ndërministror, ku do jemi 5 ministra të cilët do të merren me mbikëqyrjen e NP-ve. Është ministria e transportit ajo që duhet të kryej buxhetin dhe politikën e NP-ve. Cila Kompani Publike po i mbeten MTPT-së ? Limaj: Unë mendojë që edhe PTK-ja edhe Aeroporti. Me vet faktin që ne jemi si ministri e që duhet ta mbikëqyrim aktivitetin e këtyre kompanive. Ky komitet do të formohet sipas ligjit mbi NP-të megjithëse ne do të shohim se si do të implemetohet ligji. A do të shkojë ANP-ja drejt koncesionit? Limaj: Ne kemi marrë një vendim për të vazhduar aty ku e ka lënë qeveria e kaluar. Unë kam propozuar që të vazhdohet me një komitet ndërministror që ka qenë në qeverinë e kaluar. A do jeni ju në krye të atij komiteti? Limaj: Po do jetë MTPT-ja. Do udhëhiqet nga ne dhe do jenë edhe disa ministri tjera që lidhen drejtpërdrejt me çështjen e aeroportit. Dhe ky komitet do vazhdojë që të bëjë vlerësimin e gjendjes në aeroport dhe të vlerësojë format si duhet vazhduar tutje. Kështu që normalisht një pjesë e madhe e disponimit të njerëzve në qeveri është që ne te shkojmë drejt koncesionit sepse është gjëja më e mirë për aeroportin dhe për vendin. Po për PTK-në ? Cila do shkojë e para në privatizim "Vala" apo Telekomi ? Limaj: Mendoi që nuk do i ndajmë. Tek "Vala" jemi në fazën e evaluimit dhe këtu menaxhemnti i mëparshëm ka marrë një grup ekspertësh për evalumin e "Vala"-së. Ne po i presim rezultatet e këtyre ekspertëve pastaj në bazë të rezultateve do shohim a ka nevojë për një grup tjetër ekspertësh apo të do vazhdojmë me procedurat. Normalisht "Vala" duhet të shkojë drejt privatizimit por duhet të përgatitet për privatizim. Por deri sa të përgatitet për privatizim në do shohim se çfarë do ndërmarrim për Postën e Kosovës ajo nënkupton edhe për "Vala"-së sepse është brenda kësaj ndërmarrje. Por para këtyre, interesi i veçantë i këtij vendi është që Kosova ta ketë kodin e vet.Pa kod nuk ka zhvillim ekonomik, ka telashe në këtë drejtim dhe nuk është aspak e lehtë. Po mundohemi sa po mundemi të lobojmë. Është në nëntor konferenca ku do jetë shumë e vështirë që Kosova të jetë anëtare e ITU-së që automatikisht na jep edhe kodin. Por ne po hulumtojmë edhe forma tjera të marrjes së kodit. Se sa do kemi sukses do shihet në të ardhmen. Kur do i merrni përgjegjësitë në kompanitë publike? Limaj: Besoi që me vet ndërtimin e ligjit automatikisht janë bartë edhe kompetencat. Tash pas bordeve ne vet do deklarohemi për marrje të kompetencave që nënkupton edhe marrje të përgjegjësive. Cilat projekte MTPT-ja do i dërgoj në konferencën e donatorëve? Limaj: Ajo që unë jam tepër i interesuar është çështja e hekurudhave. Hekurudha është një sektor tepër e rëndësishme për ekonominë e këtij vendi gjegjësisht zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Dobitë që do i sjellë funksionalizimi i hekurudhave janë të paimagjinueshme për faktin se stimulon zhvillimin ekonomik, janë shumë më të lira se çdo qarkullim tjetër dhe ruan infrastrukturën rrugore.Prandaj ne jemi të interesuar që komplet sistemin hekurudhor të Kosovës ta modernizojmë, sidomos linjën kryesore që lidhet me korridorin evropian, nga Leshaku në Fushë Kosovë, në Han të Elezit për në Shkup, që lidhet me Selanikun. Me këtë kthehet vija e mëhershme. Qëllimi jonë është të bëjmë ristrukturimin komplet të hekurudhave. Kosova nuk ka mjete të veta për ta bërë këtë sepse është jashtëzakonisht e shtrenjtë. Kjo është në njërën anë. Ndërsa në anën tjetër besoi që tash edhe me ligjin e ri për NP-të edhe tek ligji për hekurudha do bëjmë ndryshime. Do të ndahen ndërmarrjet do të thotë infrastruktura veç dhe operimi veç.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



