AGPK-ja kundėr tendencės sė Qeverisė pėr kontroll mbi mjetet e informacionit Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Saturday, 03 May 2008
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka ngritur shqetësimin e tij për gjendjen e mediave në Kosovë dhe për tendencën e Qeverisë për kontroll mbi mjetet e informacionit, gjatë një tryeze të mbajtur me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, në të cilën kanë marrë pjesë drejtuesit e mediave kryesore në vend, përfshirë edhe përfaqësuesit e mediave serbe.

 

 

Në një komunikatë, AGPK ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e gazetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të kërcënuar në ushtrimin e profesionit të tyre. Ky asociacion ka kërkuar nga organet e rendit dhe sigurisë që ta kuptojnë drejt punën e gazetarëve dhe që të marrin masa ndaj atyre që e pengojnë fjalën e lirë.

AGPK është e shqetësuar posaçërisht për raportet e krijuara të Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera me mediat. Mosemërimi i një zëdhënësi që do të ishte në shërbim të gazetarëve për 24 orë dhe kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion në vetëm një orë në ditë si rast i paprecedent në vendet demokratike, sipas AGPK-së, tregon rrugën e gabuar që kanë zgjedhur institucionet në marrëdhëniet me mediat.

Ky raport, sipas këtij asociacioni, ilustrohet më së miri me mospraninë e politikanëve të ftuar në tryezën e organizuar nga AGPK dhe UNKT, presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaci, të cilët kanë injoruar shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. “Injorimi dhe papërgjegjësia e treguar nga udhëheqësit e lartë të institucioneve është turpi i radhës”, ka vlerësuar AGPK-ja.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38421 Seconds