AI: Dėshtimet nė drejtėsi dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nė Kosovė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 28 May 2008
Organizata botërore për të drejtat e njeriut, Amnesty International në një raport të publikuar ka tërhequr vërejtjen për dështimet në sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe për mungesën e zbatimit të ligjeve në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

 

 

Në raport, Amnesty International tërheq vërejtjen se UNMIK-u ka dështuar në zbatimin e masave për të siguruar kompensim për ato viktima, të drejtat e të cilave shkelen nga pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, kjo organizatë i ka kushtuar një vëmendje të posaçme protestës së Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt të vitit të kaluar, gjatë së cilës u vranë dy protestues, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Duke e cilësuar vrasjen e tyre si të paligjshme, organizata rikujton hetimet e departamentit të drejtësisë së administratës ndërkombëtare, të cilat konkluduan se vrasjet janë shkaktuar nga anëtarët e njësive rumune të forcave speciale, gjatë një proteste paqësore.

"Në muajin mars, autoritetet rumune tërhoqën nga Kosova 11 pjesëtarë të policisë, për të cilët besohet se kanë informacione thelbësore në lidhje me hetimet", thuhet në raport.

Amnesty International ka ngritur shqetësimet e veta edhe mbi ndershmërinë në procesin gjyqësor që është zhvilluar kundër udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se prokuroria ishte e politizuar dhe se procedurat që janë zhvilluar përpara një paneli ndërkombëtar të gjykatësve, kishin mungesë pavarësisë gjyqësore.

Në kategorinë e të drejtave për pakicat kombëtare, kjo organizatë fillimisht nënvizon mospërfshirjen e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në bisedimet për statusin e Kosovës dhe mungesën e zbatimit të ligjit kundër diskriminimit.

Po ashtu kjo organizatë ka tërhequr vërejtjen për rastet e rralla të sulmeve ndëretnike që sillen përpara drejtësisë. Ndërsa në kuadër të shqetësimeve për funksionimin e sistemit të drejtësisë, kjo organizatë ngrit edhe çështjen e dhunës kundër femrave, duke thënë se trafikimi dhe detyrimi i viktimave në prostitucion po vazhdon dhe se autoritetet kanë dështuar që të zbatojnë ligjet në fuqi për të ndihmuar dhe përkrahur personat e trafikuar. /Radio Evropa e Lirë/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.36744 Seconds