|
Berisha: Faleminderit Bush! |
|
|
|
Friday, 26 September 2008 |
|
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ratifikuar një ditë më parë Protokollin për Anëtarësim të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën Euroatlantike. Kryeministri Sali Berisha, përmes një konference për shtyp nga selia e Kryeministrisë, ka falënderuar SHBA-të duke e cilësuar këtë ditë si të jashtëzakonshme për shqiptarët.
“Dje senati i SHBA-ve, vendi lider i NATO-s, ratifikoi me unanimitet të plotë protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën Euroatlantike. Ky votim u bë me rekomandim personal të presidentit Bush dhe vetëm dy ditë më pas, komisioni i Jashtëm i Senatit të amerikan votoi në unanimitet të plotë protokollin në fjalë. Dua të them këtu se votimi i djeshëm në senatin e SHBA-ve është një ngjarje jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe kombin tonë”, ka thënë Berisha. Kjo, sipas tij, sepse anëtarësimi në NATO është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe se presidenti Bush dhe qeveria e tij me mbështetjen e tyre bënë që protokolli i anëtarësimit të ratifikohet nga vendi i tyre me një shpejtësi rekord, në një hark kohor rekord. Kryeministri Berisha, me këtë rast ka falënderuar të gjithë lidershipin amerikan. “Më këtë rast, në emër të qeverisë shqiptare dua të shpreh mirënjohjen më të thellë presidentin Bush, mikut më të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, qeverisë së tij, Departamentit të Shtetit, Komisionit të Jashtëm të Senatit amerikan, miqve të shquar të kombit shqiptar në këtë komision, dhe gjithë senatorëve”, tha ai. /Start/
|