Britania dhe Ēekia dėrgojnė ushtarė nė Kosovė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Saturday, 17 May 2008
Batalionin e Dytë, The Rifles, në Ballykinler, 600 pjesëtarë e të cilit do të vendosen në Kosovë gjatë këtij muaji, si pjesë e forcave paqeruajtëse të NATO-s.

 

Princi, i cili është edhe krye-kolonel i këtij regjimenti, ka takuar ushtarët për të biseduar rreth punës së tyre në Kosovë, bën të ditur BBC.

Batalioni i dytë, The Rifles (Pushkatarët), me seli në Ballykinler, Irlandë të Veriut, u janë nënshtruar trajnimeve speciale për vënien në kontroll dhe shpërndarjen e trazirave.

Ndërkaq po të shtunën, komandanti ushtarak çek, Ivo Dvorak ka bërë të ditur për agjencinë çeke CTK se, pjesa e parë e njësisë rezerviste çeke është nisur nga aeroporti Prerov në drejtim të Kosovës.

Gjashtëdhjetë ushtarë nga totali prej 116 sish është nisur drejt Kosovës, ndërsa pjesa e mbetur e tyre do të vijë në vendin tonë të dielën.

Kjo njësi po kthehet në Ballkan pas dy muajve pushimi, ka thënë Dvorak.

Çekia pati dërguar forca shtesë në Kosovë, në nëntor të vitit të kaluar, kur në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39216 Seconds