Bush: Kosova pėr 10-20 vjet do tė qėndrojė nė kėmbėt e veta Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 31 March 2008
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, konsideron se Kosova për 10 deri në 20 vjet do të jetë shtet i aftë për të qëndruar në këmbët e veta. Në një intervistë për gazetën gjermane 'Der Welt', Bush ka thënë se pjesa tjetër e botës duhet t’i ndihmojë Kosovës në këtë drejtim dhe ka shtuar se, “mu këtë gjë SHBA-të e kanë në plan ta bëjnë në të ardhmen”.

 

"Ka shumë rëndësi që t’u ndihmohet kombeve që të dalin nga situatat e vështira dhe të bëhen demokratike. Për këtë shkak jam i kujdesshëm kur bëhet fjalë për afate kohore, mirëpo jam i bindur se Kosova do ta arrijë këtë gjë”, ka thënë Bush.

Presidenti amerikan është i bindur se, “nëse njerëzve u jepet rast për një gjë të tillë, atëherë ata ndjekin parimin universal sipas të cilit njeriu duhet të jetë i lirë. "Nëse njerëzve iu ofrohet ky rast atëherë, në mënyrë të vendosur, ata kuptojnë interesat e tyre në një shoqëri të lirë. Gjithsesi, kjo gjë mund të jetë e vështirë. Është vështirë në Irak dhe në Afganistan. Gjithsesi, do të jetë një proces i vështirë edhe në Kosovë. Historia ka treguar se ky hap kurrë nuk ka qenë i lehtë – mirëpo dhe se është i domosdoshëm”, është shprehur Bush.

Ai ka shtuar se në rastin e Kosovës, fillimisht do të jetë një lloj pavarësie e mbikëqyrur, mirëpo ka shtuar se, “populli i Kosovës mund t’ia arrijë qëllimit”.

Lidhur me qëndrimin e Rusisë, e cila mendon se shembulli i Kosovës do të mund të inkurajonte pakicat kudo në botë për të kërkuar shtetin e tyre, Bush ka thënë se “shteti i Jugosllavisë është shpërbërë dhe se ai nuk e pranon argumentimin rus”. "Për këtë shkak do t’u propozoja rajoneve siç janë Abhazia dhe Osetia Jugore të mos nisen me lëvizje të ngjashme për pavarësi. Lidhur me këtë jemi duke zhvilluar biseda intensive me Rusinë”, ka përfunduar Bush. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41748 Seconds