| Counter Strike: Loja e dhunshme qė ka fiksuar fėmijėt |
|
|
| Wednesday, 25 June 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||
|
Counter Strike: Sipas prindërve fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në internet. Psikologët japin alarmin.Ka efekte negative mbi fëmijët. Përfshirja e tyre në lojë krijon varësi psikologjike dhe kohore Shqetësimi Mjafton të shkosh në qendrat e internetit dhe sytë të shohin shumë fëmijë, kryesisht 10-15- vjeçarë të përqendruar mbi ekranet e kompjuterëve. Vrasje, gjak dhe agresivitet. Këto janë cilësitë që karakterizojnë lojën, ndaj prindërit shprehen të shqetësuar për orarin e zgjatur që fëmijët i dedikojnë internetit, botës virtuale që të largon nga realiteti. Selim Duka, prindër i Endrit dymbëdhjetë vjeçar, shprehet i shqetësuar për djalin e tij tek i kërkon vazhdimisht lekë gjatë ditës për të kaluar disa orë mbi këtë lojë. "Jemi në merak për djalin tonë dhe kjo jo vetëm nga shuma e lekëve që na kërkon çdo ditë, por edhe për pasojat që mund të sjellë kjo lojë mbi personalitetin e djalit tonë. Kjo lojë përmban shumë dhunë dhe nuk e dimë nëse e bën më të dhunshëm karakterin e fëmijëve", pohon Selim Dujka. Ndërsa djali i tij, Endri,shprehet se i pëlqen shumë të vrasë terroristët e lojës, që në rastin konkret janë shokët e tij në përditshmëri. "Unë luaj çdo ditë rreth tre orë me shokët e mi dhe më pëlqen kur ndahemi në dy grupe e zgjedhim vetë armët me të cilat duam të luftojmë",- thotë ai. Ndërsa Bukurie Selimi tregon se djali i saj 13-të vjeçar është bërë i varur nga interneti. "Më tregon se shkon aty për të luajtur edhe pse unë nuk e di se ç'lojë është, merakosem, pasi ka ditë që vjen në shtëpi pak para mesnate",-pohon Bukuria, mamaja e Albit. Psikologia Një sqarim më të detajuar mbi pasojat e lojës tek fëmijët e bën për gazetën "Shekulli"psikologia Miranda Disha. Ajo pohon se fëmijët në këto lojëra përfshihenemocionalisht në atë mënyrë si të ishin në jetën reale. "Ka efekte negative mbi fëmijët. Përfshirja e tyre në lojë krijon varësi psikologjike dhe kohore. Ka raste tek fëmijë të veçantë që mund të ndikojë në jetën reale, kjo varet edhe nga karakteri, energjia, personaliteti dhe impulsiviteti i fëmijëve", thekson Disha, duke shtuar seproblem tjetër është se nëse kjo lojë po u merr pak orë fëmijëve nesër, po kjo lojë do të kërkojë më shumë kohë, pasi është e ngjashme si me varësinë e të rriturve ndaj cigares. Kështu, sa më shumë kohë të qëndrojnë përpara kompjuterit fëmijët, sipas saj, aq më shumë do të lënë pas dore librat, sportin e aktivitete të tjetra më të rëndësishme. "Sa për dhunën dhe gjakun në lojë, këto në jetën e përditshme ngelen në nivelin e simbolit, pasi është predispozita gjenetike dhe sociale ajo që ndikon më shumë tek karakteri i fëmijëve",- pohon Disha, duke shtuar se prindërit duhet të tregohen më shumë të kujdesshëm kundrejt fëmijëve të tyre, pasi të tilla lojëra krijojnë agresivitet ndër ta dhe ndikojnë negativisht. Sa shpenzojnë fëmijët për këto lojëra Të shkosh në një qendër interneti të duhet të paguash dhe për këtë fëmijët janë koshientë. Në këto qendra çmimet variojnë nga 80 lekë deri në 100 lekë të reja për 1 orë.Fiksimi "Counter Strike" i detyron fëmijët të harxhojnë shumë herë më shumë se kaq, pasi ata luajnë me këto lojëra më gjatë se një apo dy orë në ditë. Kështu fëmijët sakrifikojnë lekët që ndoshta prindërit ua japin për shpenzimet ditore të shkollës apo për gjëra të tjera më të nevojshme për ta. "Harxhoj rreth dymijë lekë në ditë"-shprehet Endri. Ka ditë që e kalon këtë shumë dhe kjo ndodh të shtunave dhe të dielave, kur e kam pushim në shkollë dhe luajmë më shumë se ditët e tjera",- pohon ai. Ja si është loja Lojtarët ndahen në dy grupe: Terrorist dhe polic, ku këta të fundit kanë për detyrë të eliminojnë të parët. Vrasje, gjak dhe agresivitet. Këto janë cilësitë që karakterizojnë lojën, ndaj prindërit e fëmijëve shprehen të shqetësuar për orarin e zgjatur që fëmijët i dedikojnë internetit, botës virtuale që të largon nga realiteti. Kjo lojë është tejet popullore në të gjithë botën dhe veç pasojave që shfaqen në shikim nga ngujimi i fëmijëve para kompjuterit psikologët flasin edhe për ndikime negative në formimin e karakterit fëminor.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



