| Dėfrimet e ēmendura tė Polit nė Spanjė |
|
|
| Friday, 26 September 2008 | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
![]() Para nisjes në Spanjë deklaroi përfundimisht ndarjen e tij nga Ina. E mesa duket sepse ishte një histori dashurie, që nuk i pati lënë gjurmë Polit të famshëm të “Big Brother”. Më së miri e dëshmojnë këto foto, që qarkullojnë ditët e fundit në internet, ndërsa Poli argëtohet në pishinat, apo klubet e natës në Spanjë, në shoqërinë e miqve të rinj dhe të ndonjë vajze simpatike.Ai udhëtoi drejt vendit të ëndrrave, pikërisht në Spanjë në sajë të çmimit që iu dha nga spektakli “Big Brother”, pas përfundimit të “reality show-t” në “Top Channel”.
Për Polin 22-vjeçar, kjo mund të konsiderohet një aventurë e vërtetë, të ilën ai ka vendosur ta provojë dhe shijojë deri në fund, duke i dhënë fund dhe lidhjes që pati me Inën, ish-banoren e “Big Brother”.E Spanja, nuk do të jetë vendi, ku Poli mund të kalojë vetëm pak kohë.Gjithçka do ja lërë rastësisë dhe fatit. Nëse ofertat nuk do të mungojnë, Poli edhe mund të nisë një jetë të re atje, edhe pse në fillim do të jetë i angazhuar me studimet. Që kur ishte në Tiranë, ai e kishte marrë Spanjën me shumë qejf, duke pohuar se nëse do t’i ofrohej ndonjë mundësi e mirë atje për punë dhe për shkollë, nuk do të mendohej dy herë, por do të vendoste të jetonte përgjithmonë.
Gazeta Panorama.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|




