| Euleks-i me kompetenca pasi ti skadojė mandati UNMIK-ut |
|
|
| Saturday, 08 March 2008 | |||||||
|
“Gjatë katër muajve të tranzicionit NATO-ja dhe UNMIK-i kanë përgjegjësinë e plotë. Përgjegjësinë tonë, për ta ndihmuar pushtetin kosovar në fushat e policisë, doganës dhe drejtësisë, do ta marrim vetëm atëherë kur të skadojë mandati i UNMIK-ut”, ka shpjeguar Kermabon. Ai ka thënë se vendimi për fundin e mandatit të UNMIK-ut ende nuk është marrë dhe ka paralajmëruar një komunikim më intensiv me Kombet e Bashkuara për t’u gjetur zgjidhja për transferimin e përgjegjësive nga UNMIK-u në këtë fushë konkrete. "Duhet të presim edhe pak, për të qenë plotësisht të sigurt për mënyrën e angazhimit të misionit, mirëpo jam i sigurt se do të gjendet zgjidhja, pasi që misioni është në interes të të gjithëve”, ka thënë shefi i misionit të Euleksit. Ai ka potencuar po ashtu se përkundër paralajmërimeve të serbëve të Kosovës se nuk do të komunikojnë me Euleksin, ai do të punojë në arritjen e besueshmërisë dhe bashkëpunimit me komunitetin serb. "Çdoherë mund të bisedojmë dhe të shohim se çka është në interes të banorëve. Nëse misioni është ai që do ta përparojë sigurinë dhe sundimin e ligjit, atëherë pse duhet hedhur poshtë ajo. Do të përpiqemi që të arrijmë besueshmërinë e të gjithëve”, ka shtuar Kermabon. Shefi i misionit Euleks po ashtu është shprehur se misioni do të jetë i pranishëm në tërë territorin e Kosovës dhe se është i papranueshëm krijimi i strukturave paralele policore në mjediset serbe.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



