Feith kėrkon reforma nė Kosovė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 12 September 2008
Kosova ka nevojë për reformim të pushtetit lokal, për reformimin e sektorit të sigurisë dhe forcimin e sundimit të ligjit, ka thënë përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, pas takimit të Grupit Mbikëqyrës Ndërkombëtar për Kosovën, që u mbajt në Prishtinë.

 

Feith tha se diplomatët nga vendet që e kanë njohur Kosovën e pavarur e vlerësojnë lart përparimin në Kosovë, ndërkaq tani presin reforma të përgjithshme, të cilat parashihen edhe me Pakon e Ahtisaarit. “Prioritetet që i kam identifikuar unë, janë decentralizimi, e dyta sundimi i ligjit dhe e treta reformat në fushën e sigurisë”, tha Feith.

Këto reforma, ai tha se do të zbatohen në koordinim të ngushtë me misionin e EULEX-it dhe KFOR-in – ndërsa për t'i zbatuar këto reforma do të duhet që në Kosovë tash të themelohet Gjykata Kushtetuese dhe të emërohen gjykatësit dhe prokurorët ndërkombëtarë.

Kurse, në lidhje me reformat në sektorin e sigurisë, Feith tha se aty mes tjerash parashihet që në bashkëpunim me NATO-n, deri në mesin e vitit 2009, të vihen bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga pala kosovare në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Kryeparlamentari kosovar tha se i ka siguruar përfaqësuesit ndërkombëtarë se Kosova, siç i ka marrë përsipër obligimet kur e ka shpallur pavarësinë e saj, ajo edhe do t'i zbatojë këto obligime, për t'u dëshmuar se është e gatshme të funksionojë si shtet i pavarur. /Radio Evropa e Lirë/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.44476 Seconds