Formula koreane pėr pranimin e Kosovės nė Kombet e Bashkuara Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Tuesday, 25 March 2008
Në qarqet e Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve është duke u shqyrtuar mundësia që, në aspekt afatgjatë, për njohjen e pavarësisë së Kosovës të shfrytëzohet formula e pranimit të dy Koreve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (1991), edhe pse Rusia atëherë ka thënë se nuk do të lejoj që një rast i tillë të përsëritet.

 

Burimet e agjencisë Beta në BE kanë thënë se, ende nuk është duke u punuar strategjia konkrete, mirëpo mendimi i tillë shkon kah synimi që më shumë se gjysma e shteteve anëtare të KB-së të pranojnë pavarësinë e Kosovës, ndërsa më pastaj, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të arrihet pajtimi që për pranimin e Kosovës në këtë organizëm të vendosë Asambleja e Përgjithshme e KB-së.

Mu kështu ka ngjarë edhe me rastin e dy Koreve, kur në Këshillin e Sigurimit – ku nuk ishte arritur pajtimi për pranimin e Seulit dhe Piong-Jangut në këtë organizatë – ishte arritur marrëveshja që për këtë çështje të vendoste Asambleja e Përgjithshme e KB-së.

Për një vendim të tillë nevojiteshin 2/3 e votave të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, gjë që tani për tani, sipas Brukselit, është vështirë të paramendohet se mund të arrihet në një të ardhme të afërt kur bëhet fjalë për Kosovën. Madje në Bruksel konsiderojnë se kjo mund të zgjasë vite me radhë.

Po ashtu këto burime bëjnë të ditur se, nëse frenohet njohja masive e Kosovës, është e mundur që Kosova të fitojë statusin e “territorit doganor”, që do të mundësonte hyrjen e saj, nëpërmjet ‘derës së vogël”, në organizatat ndërkombëtare.

Njëkohësisht do të vazhdohet me strategjinë për mbetjen e UNMIK-ut dhe të KFOR-it në Kosovë, por edhe për vendosjen e misionit të EULEX-it, që ka synim të qartë shtrirjen e tij në tërë territorin e Kosovës.

Burimet ndërkombëtare nga Brukseli po ashtu i kanë thënë kësaj agjencie se duket se, Washingtoni pa asnjë konsultim paraprak ka marrë vendimin për dërgesën e armëve të lehta në Kosovë dhe se kjo tashmë pjesërisht është duke u kryer.

Ky veprim i Washingtonit shpjegohet si shenjë se, SHBA-të nuk e kanë ndërmend të lëshojnë pe kur bëhet fjalë për matjen e fuqisë dhe të ballafaqimit me interesat e Rusisë.

Në takimet e fundit me zyrtarët amerikanë, Moska kinse ka lënë të nënkuptohet se do të ishte e gatshme për një marrëveshje të gjerë, me kusht që Washingtoni të heqë dorë nga oferta për anëtarësim në NATO për Ukrainën dhe Gruzinë. /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 0.49498 Seconds