| Hetimet pėr trafikun e armėve pėrfshijnė edhe ambasadorin amerikan nė Tiranė |
|
|
| Monday, 23 June 2008 | |||||||
WASHINGTON-Skandali i armëve shqiptare të blera nga Efraim Diveroli për llogari të shtetit amerikan ka implikuar edhe përfaqësuesin më të lartë të shtetit amerikan në Shqipëri, ambasadorin John L. Withers II. Ai dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës janë denoncuar në Kongresin Amerikan nga një punonjësi i tyre, shefi i zyrës së mbrojtjes dhe bashkëpunimit, majori Larry Harrison.Në një letër me mbi 10 faqe, ( qe do ta lexoni ne gazeten Shekulli) kongresmeni Henry Waxman bën të ditur se John L. Withers II, ambasador shqiptar në Tiranë është takuar me Ministrin e Mbrojtjes, Fatmri Mediu në nëntor të vitit 2007, ku kanë diskutuar se si ti përgjigjeshin akuzave të New York Times, që po investigonte për AEY inc dhe që njëri nga gazetarët e kësaj gazete kërkonte të vizitonte Shqipërinë, pikërisht vendin ku AEY merrte furnizimin me armë kineze origjinale. Sipas letrës, takimi zgjati me orë të tëra deri në mesnate. Pas kësaj Mediu urdhëroi që municionet kineze të zhvendoseshin përpara vizitës së gazetarit amerikan, duke kërkuar fshehjen e fishekëve, duke i larguar ato përmes aeroportit të Rinasit. Për këtë ish-ministri Mediu ngarkoi gjeneral Spahiun, ndërsa një gjë e tillë ishte urdhëruar nga vetë ambasadori amerikan pikërisht gjatë takimit të gjatë mes Withers dhe Mediut. Deklarata bombë e Waxman vjen vetëm 3 ditë pas arrestimit të Presidentit të AEY, 22-vjeçarit, Efraim Diverol dhe 3 personave të tjerë, të cilët u akuzuan nga Gjykata federale për tregtimin e armëve të ndaluara në adresë të ushtarakëve amerikane në Afganistan. “Ministri shqiptar i Mbrojtjes ishte shumë i shqetësuar dhe ai më kërkoi një takim me ambasadorin në lidhje me këtë çështje. Shqetësimi i tij kryesor ishte se kjo çështje mund të tërhiqte vëmendjen dhe mund të bëhej një artikull për korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes. Kryesisht ai shqetësohej për reputacionin e tij personal por edhe për atë të Shqipërisë”,- ka pohuar majori Larry Harrison. Menjëherë Harrison ka kontaktuar me zv/ambasadorin Stephen Cristina, dhe i ka shpjeguar këtë kërkesë. Cristina është njeriu që ka organizuar takimin, i cili është zhvilluar në rezidencën e tij private në Tiranë atë pasdite. Mediu ka marrë në telefon zotin Spahiu në orën 23.00 dhe në orën 08.00 të ditës së nesërme“Ambasadori ra dakord që të kryhej kjo gjë në mënyrë që të mos ngrihej asnjë dyshim dhe në fakt kjo ndodhi. Kur gazetari amerikan shkoi në Rinas nuk pa asnjë kuti municionesh kinezë”,- pohoi Larry Harrison. Informacioni i zbuluar nga Kongresi Amerikan ka ngritur një sërë pyetjesh shumë të rëndësishme që kërkojnë përgjigje të menjëhershme. Informacioni është gjykuar si shumë i saktë dhe tashmë bën pjesë e një hetimi kriminal.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



