EKSLUZIVE : Zana Krasniqi dashuron Lorikun
Tuesday, 06 January 2009

Modelistja kosovare, Zana Krasniqi, sipas të gjitha gjasave ka filluar një lidhje intime me kapitenin e Olimpique Marseille, Lorik Cana. Gjatë ditës së djeshme, në faqen...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Djeg ndėrtesėn duke i djegur rrobat e ish tė dashurit
Sunday, 14 December 2008

Policia në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka arrestuar Donna J. Duell nën akuzën se, duke i djegur rrobat e ish të dashurit të saj në...
+ E Plote

Artikuj te tjere
Etoo: Ende nuk mund tė flitet pėr titull
Sunday, 14 December 2008 | vigan

Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Etoo, i cili shënoi golin e parë të fitores së mbrëmshme prej 2-0 ndaj Real Madridit, dhe huqi një penalti, thotë asnjëri...
+ E Plote

Artikuj te tjere

Humb jetėn nė aksident automobilistik presidenti i Top Media, Dritan Hoxha Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 24
I dobėtMė i miri 
Friday, 23 May 2008

Dritan HoxhaTIRANE- Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, themelues i Top Albanian Radio, Top Channel, dhe Dixhitalb humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, pothuajse përballë studiove të Top Channel, përballë ish ekspozita “Shqipëria Sot”. Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 40 vjecarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkuar në një hapsirë të plotë 82 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës. Për shkak të përplasjes së fortë makina është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë 40 vjecarit. Dritan Hoxha vdiq gjatë rrugës teksa dërgohej për Spitalin Ushtarak.
Humbja eshte e pazëvendësueshme për gruan e tij Vjollcën. Dritan Hoxha do ti mungojë tre vajzave te tij Lorit, Sarës, Redias si dhe djalit të tij të vogël, Itan, i cili lindi vetëm një vit më parë.
Top Channel dhe Top Albania radio ndërpreu transmetimet e saj që ishin parashikuar në program pas konfirmimit të lajmit tragjik. Në oren 09.00, në Top Channel dhe në Top Albanian Radio u lexua një komunikatë në të cilën ndër të tjera thuhet: Padyshim humbja më e madhe njerëzore është për familjen e tij, për nënën Zyranë, e cila e rriti Dritanin, në mungesë të babait të tij, që për rastësi tragjike, ishte shuar edhe ai në një moshë të re. Dritan Hoxha u rrit mes halleve të shumta si të gjithë shqiptaret, në shtëpine e tij të parë në Laprake. Në Laprakën që e rriti si djalin e saj, Tanin, një i ri i jashtëzakonshëm, i cili merrej me shpikje teknologjike për të çarë terrin informativ që kishte vendosur regjimi komunist.” Kjo komunikatë e lexuar në median që ai krijoi mbyllej me fjalët: “Zemra e Dritan Hoxhes ndaloi në mëngjes, pikërisht pak metra larg vendit, për të cilin ajo rrihte më fort, pranë studiove të Top Channel.

 

KLIKO PER TA SHIKUAR VIDEON E MAKINES SE SHKATERRUAR TE DRITANIT 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
vigan   |2008-05-23 14:12:06
Tragjedi!
durrsakja   |213.207.40.xxx |2008-05-23 15:57:11
u prefte ne paqe!!!
ari  - i madh shum   |77.242.26.xxx |2008-05-23 17:48:47
per mendimin tim njerez te tille vizionar shqiperia ka shum pak dhe sot e humbi
edhe nje.u prefte ne paqe
vildane  - pershendetje   |91.187.118.xxx |2008-05-23 19:20:43
vildanja ju pershendet kur kam degju kit ljm jam diher shum keq ju shprehi
gushliime familjes te dritan hoxhes dhe gjith stafit te top qanalit
gazmend  - me keqardhje   |213.163.118.xxx |2008-05-23 20:31:29
Me keq ardhje e ndegjova lajmin per te ndjerin DRITAN HOGJA qe kishte pesuar
aksiden.
Familjes se te ndjerit ia shprehi ngushllimet e mia.
jam kosovar  - ngushellime familjes   |84.22.46.xxx |2008-05-24 07:56:27
rrall ka njerez ne shqiperi si dritani e nxori ne drit televizionin na hapi syt
te shohim te degjojm si e ter bpta i paharritshem do te jet ky djalosh me
dhimje e ngushelloj familjen e tij dhe nenen qe e ka rritur me sakrifica Djali
i vogel me emrin e tij ITAN u rrit e u beft i madh ja paska ven dhe emrin e tij
i ndjeri
sikur ta kishte ditur qe do te jet jet shkurter TE MIRET NUK VDESIN
KURRE
Anonymous   |84.22.46.xxx |2008-05-24 08:58:18
pse i hiqni ngushellimet turp
Anonymous   |84.22.46.xxx |2008-05-24 09:02:52
TE miret vdesin injorante jetojn fshatar turp per ju radio skeni pas e tani
njerzit si DRITAN HOXHA ju hapen syt turp talleni me fatkeqsi
vigan   |2008-05-24 09:09:49
Staffi i zerikosovar.com i shpall ngushellimet me te sinqerta familjes se Dritan
Hoxhes , u prefte ne paqe!.
genti   |80.80.170.xxx |2008-05-24 10:42:01
Ngushllime Familjes HOXHA dhe te gjith SHQIPETAREVE e humbem njeriun i cili dha
kontributin me te madh ne televizionet tona dhe vizionarin me te madh me vjen
keq dhe ndihem i emocionuar shume se humbem nje njeri teper te rendesishem
NGUSHLLIME TE GJITHEVE DHE FAMILJES HOXHA. GENTI PRISHTINE
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Sondazh

Cila eshte kengetarja me seksi Shqiptare?
 

Foto te Rastit

elvana

elvana

Date: 04/17/2008 Views: 2696

Kendi i Lojrave!

Lojra Falas

Te Rejat e Fundit

GALERIA SHQIPTARE ME ALBUME TE NDRYSHME!

TOP FOTOGRAFITE NE GALERI!

Per ti pare fotografite me te medha klikoni mbi to.

Albume te tjera te cilat gjinden ne galerine tone :

BUKUROSHET SHQIPTARE - KLIKO

PAVARSIA E KOSOVES - KLIKO 

ELITA KOMBETARE - KLIKO 

SPORTI SHQIPTAR - KLIKO

Vizitoret Online

Kemi 32 miq dhe no anetare online

10599 anetare gjithsej

Anetaret

10597 Anetare
11 Te Rinj Sot
43 Te Rinj Kete Jave
I Fundit: PatyHingle

Na votoni!

Ndihmojeni ZerinKosovar me nje vote qe ne vazhdim te keni sa me shum kenge te reja ne kompjuterin tuaj.

Powered By PageCache
Generated in 0.16417 Seconds