Hyseni: Rezoluta serbe mund t'i sigurojė votat Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Sunday, 05 October 2008
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar se rezoluta e Serbisë për të kërkuar mendim nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë, do të mund të sigurojë votat e mjaftueshme.

 

"Sistemi i votimit në Asamblenë e Përgjithshëm është i dizajnuar që çdo rezolutë të kalojë, edhe rezoluta serbe mund të kalojë", tha Hyseni pas kthimit nga New Yorku.

Mirëpo shefi i diplomacisë kosovare ka thënë se edhe nëse kalon, rezoluta nuk do të ketë pasoja për Kosovën në periudhën afatgjate.

Hyseni u shpreh i bindur se gjykata ndërkombëtare do ta marr një vendim të drejtë, që sipas tij është "hedhja poshtë e kërkesës serbe".

Ai ka folur edhe për idenë e kryetarit serb Boris Tadiq, për ndarje të Kosovës, të cilën e ka quajtur si të panevojshme, ngase sipas tij do të shkaktonte efekt domino me pasoja të paparashikueshme në Ballkan.

Sipas tij, qëllimi i kërkesës serbe është riciklimi për bisedat e statusit final të Kosovës, që për Hysenin është e pamundur.

Ai ka saktësuar se pavarësinë e Kosovës do ta njohin shumë shtetet nga rajoni dhe nga Amerika Qendrore e Latine si dhe rajone tjera, duke mos saktësuar se cilat janë ato shtete. /rel/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
xhelal  - rezoluta serbe   |80.219.141.xxx |2008-10-05 21:57:52
nuk di eshte tragjike kjo situate por keta lideret tan jane koncentru vetem per
jeten e tyre e sjan tu bo kurgja hiq kerre pare standartin e tyre po e kqyrin
shetitjet qka po investojn ne kosove kurgjo po vetem pe hapin gojen epo pallin
neper tv e radio po kqyrin hala kush me kan ashte e nuk po zgjedhin kurrfare
problemi epi lan do sende shum me ransi anash po ska faj serbia qena ban kshtu
me kta hajnat e tone ms pari.
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.64106 Seconds