|
Judah: Serbia do tė vazhdojė konsolidimin e kontrollit nė Kosovė |
|
|
|
Monday, 12 May 2008 |
|
Tadiq dhe aleatët e tij janë pothuajse tërësisht kundër pavarësisë së Kosovës. Ata do të vazhdojnë konsolidimin e kontrollit të Serbisë në Kosovë, ka vlerësuar analisti politik, Tim Judah, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
I pyetur nëse rezultatet e zgjedhjeve në Serbi kanë ndonjë domethënie për Kosovën, Judah është përgjigjur: “Në fakt jo. Nuk mendoj se këto zgjedhje do të kenë ndonjë domethënie për Kosovën....Tadiq dhe aleatët e tij janë pothuajse tërësisht kundër pavarësisë së Kosovës”. “Mendoj se do të vazhdojnë rrugën e tyre për të konsoliduar kontrollin e Qeverisë së Serbisë brenda Kosovës, prandaj nuk mendoj se këto zgjedhje do të kenë ndonjë rëndësi në Kosovë. Kanë më shumë domethënie për atë se çfarë do të ndodhë në Serbi, por jo edhe në Kosovë”, është shprehur Judah. Ndërkaq lidhur me konfuzionin që ekziston midis misionit të Kombeve të Bashkuara dhe atij të Bashkimit Evropian në Kosovë, pasi që fundi i periudhës tranzitore po afron, ndërsa marrëveshje ende nuk ka, Judah është i mendimit se kjo lojë do të vazhdojë. “Megjithatë, kam bindjen se çfarëdo që Bashkimi Evropian të thotë, jemi duke ecur drejt situatës në të cilën ndikimi i Bashkimit Evropian do të dominojë në pjesët e banuara me shqiptarë, kurse Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të dominojnë në pjesët e banuara me serbë”. Nëse kjo gjë do të jetë funksionale, sipas Judah, në fund sërish do të varet nga formimi i qeverisë në Serbi. “Me këtë dua të them se nëse ka një qeveri që udhëhiqet nga partia e zotit Tadiq, atëherë është e mundshme, ose më mirë të them, është pak më shumë e mundshme që një lloj marrëveshjeje praktike të arrihet”. /Telegrafi/
|