| Kongresi Amerikan, dėshmojnė 4 zyrtarė tė Pentagonit |
|
|
| Wednesday, 25 June 2008 | |||||||
Kongresi Amerikan dëgjoi dëshminë e katër zyrtarëve të Pentagonit, në seancën pyetje-përgjigje për kontratat e kompanisë AEY, në lidhje me skandalin e trafikut të armëve, ku përfshihet edhe Shqipëria.Komiteti i Mbikëqyrjes dhe reformave qeveritare, i drejtuar nga Henri Waxman ka zhvilluar një seancë dëgjimore për ekzaminimin e të gjithë kontratave të kompanisë së 22-vjeçarit Efraim Diverolit me qeverinë amerikanë. Pyetja thelbësore ka qenë se si një 22-vjeçar ka arritur të sigurojë lidhjen e një kontrate të tillë 300 milionëshe dhe si është lejuar që të ketë të tilla shkelje në zbatimin e saj, kur ligji e ndalon katërcipërisht kontratën me mall kinez. Zyrtarët që dëshmuan në seancë janë gjenerali William Filips, drejtori ekzekutiv i agjencisë së menaxhimit të kontratave të mbrojtjes brenda Pentagonit; Mitchell Hawell, Stephen Myll, zyrtar i çështjeve politike e ushtarake si dhe Jeffery Parsons, drejtor ekzekutiv i komandës kontraktuese të ushtrisë amerikane. Në fjalën e tyre zyrtarët kanë treguar për rrethanat e lidhjes së kontratës me Diverolin, atëherë vetëm 21-vjeçar dhe kontrollet në kompaninë e tij AEY për dërgimin e armëve në drejtim të Afganistanit. Gjenerali amerikan Filips ka deklaruar se janë zbatuar të gjitha kontratat e kompanisë AEY pas vitit 2006. Ndërkohë edhe zv/sekretari për politikat ushtarake Myll është shprehur se kompania AEY ndodhet në listën e kompanive të kontrolluara dhe se ajo nuk ka paraqitur asnjë problem gjatë kontrollit. Komiteti do të zbulojë se cilat janë gabimet brenda qeverisë amerikane në lidhje me aferat korruptive të AEY. Ndërkohë ambasadori amerikan në Shqipëri Xhon Withers dhe 5 zyrtarë të ambasadës amerikane priten të paraqiten në Kongresin amerikan për të dëshmuar para datës 11 korrik. Seanca nisi gjate pasdites, me synim hedhjen dritë mbi aferat korruptive të kompanisë së Diverolit. Seanca është pyetje-përgjigje, ku kanë mundësi të japin shpjegime disa përfaqësues të lartë me president Efraim Diverolin, i cili kishte të bënte me blerjen e armëve për llogari të SHBA-së. Një nga vendet ishte Shqipëria. Çështja e parë do jetë gjetja e një përgjigje lidhur me pyetjen se si kjo kontratë iu dha kompanisë AEY. Shqipëria ka furnizuar me municione Afganistanin. Presidenti i Shqipërisë ka shkuar në Irak. Është dhënë një shumë e lartë për këto municione që mund të ishin marrë falas. DASH është duke shqyrtuar këtë çështje. Më në fund DASH ka ngritur akuzat ndaj presidentit të kompanisë AEY, por asnjëherë nuk u pa lista e kompanisë së Diverolit. Të gjithë dëshmitarët duhet të jenë në sallë. Dëshmitari i parë gjeneral, William Filips Ushtria amerikane është në dijeni të përmirësimit të kontratave për armët, elementët teknike, transportin e tyre. Në momentet që u kuptua që municionet ishin kineze kontrata u pezullua menjëherë dhe ngarkesat për në Afganistan u ndaluan. Janë duke u rishqyrtuar të gjitha kontratatat këtej e tutje në bazë të rekomandimeve. Po përmirësohen të gjitha kontratat. Kërkesa jonë është hartuar sipas standardeve të reja dhe do jetë shumë shpejt e gatshme. Si pjesë e procesit tonë ne do dërgojmë personel të specializuar për të kontrolluar municionet në Afganistan. Të gjitha veprimet tona kanë qenë të duhura dhe të sakta. Ushtria jonë është e përkushtuar që të trajnojë të gjithë personelin e saj për të siguruar standardet për dërgimin e armëve në vendet e tjera të botës. Gjeneral tjetër në përgjigje Para se kontrata të jepej u kërkua informacion i hollësishëm se s amundësi kishte kompania për të transportuar municionet në Afganistan. AEY ka pasur një histori suksesi në furnizimin e municioneve. Në vitin 2007 u bë një kontratë me përfaqësues të AEY-së për të parë nëse ajo përmbushte kërkesat. Ne morëm garanci për origjinën, transportin dhe standardet e këtyre municioneve. Në vitin 2007 u bë një kontratë me përfaqësues të AEY-së për të parë nëse ajo përmbushte kërkesat. Ne morëm garanci për origjinën, transportin dhe standardet e këtyre municioneve. Të njëjtat kërkesa janë përfshirë edhe në kontrata të tjera të mëparshme. Më përpara për të gjitha armët që i duheshin ushtrisë amerikane brenda vendit kontrata është bërë në kohën e duhur dhe gjithçka ka shkuar mirë. Mundësitë tona për të kontrolluar origjinën e këtyre armëve ishin të limituara. Vazhdimisht departamenti i Mbrojtes ka qenë kritik për respektimin e kontratave apo për standardet e municioneve. Kemi bërë rekomandime dhe raporte për këtë gjë. Dëshmitari tjetër Stefan Mull, zv sekretar i shtetit i zyrës së cështjeve politiko ushtarake në Departamentin e Shtetit Ai ka shpjeguar anën ligjore se si ju dha kontrata AEY-së në vitin 2007. Kontrata u pasurua u ndryshua sipas standardeve. Specialistët e zyrës në DASH e kontrollojnë dhe njëherë kontratën nga ana ligjore nëse oferta e kompanisë përshtatet me atë cfarë kërkon Departamenti i Mbrojtjes. Informacione sqaruese mund të kërkohen, nëse të gjitha kushtet përmbushen në atë kontratë atëherë i jepet licenca asaj kompanie. Natyrisht kërkohen informacione edhe nga prokuroria në lidhje me kompani që mund të jenë në ndonjë hetim kriminal. Këto e bëjnë më të mirë koordinimin dhe dhënien e licensës kompanisë. Pyetje nga kryetari i komisionit Ajo cfarë dua të sqaroj është se si një kompani si AEY mori një kontratë prej 300 milionë dollarë nga DASH. Ju thatë se kishte një histori suksesi. A i qëndroni kësaj deklarate? Nëse shohim deklaratat e kaluara ato që AEY ka realizuar. Një nga kontratt që AEY ka marrë është për forcat shumëkombshe në Irak. Kur dihet se municionet kishin qenë të dëmtuara nuk ishin në standardet e keruara. Një inspektor ja shtroi këto vërejtje për Irakun. Për të marrë një kontratë duhet të shqyrtohen kontratat e mëparshme. A mendoni se kjo cështje e Irakut është një e kaluar e mirë për Diverolin? Më lejoni të përmend një kontratë tjetër prej 6 milionë dollarësh të cilat nuk u arrit të dërgoheshin. A mendoni se këto janë performanca të mira të AEY? Vërejtja për AEY është se dështoi me dërgimin e municioneve në Irak. Nuk mund të vonohet më vonimi i municioneve në Irak për shkak të paaftësisë tuaj. Këtë i kemi dërguar presidentit Efraim Diveroli. Nga oficeri i ngarkuar me cështjen, a ka procedurë të brendshme për kontrollin e kompanisë, apo nuk do ta bëjmë asnjëherë në të ardhmen. Përgjigja është që cdo kompani kontrollohet me kujdes, por ka edhe përjashtime. Ndërprerje e senacës për votim dhe më pas vijon seanca dëgjimore. Pjesa e dytë e seancës pyetje-përgjigje Pyetje nga kongresmenët drejtuar dëshmitarëve për mënyrën e lidhjes së kontratës me Diverolin. Unë lexoj dhe dëgjoj se kontratat janë anuluar dhe në Irak nuk cohen më armë dhe pyes gjeneralin, nëse po dërgohen më armë? A është kompania juaj duke zbatuar kontratat për dërgimin në Irak. Cfarë bëri ky fëmijë me taksat e qyetarëve amerikanë. A mund të na thoni nëse kontratët janë përfunduar, a ka njerëz që paguhen me taksat tona? Sepse Diveroli ka edhe kontrata të tjera, dhe ka pakënaqësi për të, por ai e ndryshoi vlerësimin, nga e pakënaqshme, në të mirë. Ky individ vetëm ka mbushur formularë dhe ai ka shkruar se ka shkuar gjithcka shumë mirë. Ju thoni se keni bërë kontroll, si e komentoni këtë gjë? Sa ndikon kjo tek burrat dhe gratë tona në uniformë sepse kjo quhej vjedhje e taksave. Jam përkrah atyre që besojne se këto para po përdoren keq. Përgjigje: Duhet të përcaktohej lloji i municionit për në Afganistan. Le të flasim për hendekun kontraktual. A ishte certifikimi i saktë, apo jo? Pergjigje: Kontrata nuk ishte e hapur në formën e një biznesi të vogël. Kongresmene Debati që zhvillohet për procedurën e kontraktimin të kompanive. Cila ofertë do të quhej e pranueshme? Edhe vetë drejtori i menaxhimit të kontratave, nuk është në dijeni të specifikimeve të kontratave. Po per moshen e presidentit? Nuk bazohemi tek mosha e personit kur bëjmë kontratat. Pyetje Ata janë të ngarkuar për të mos bërë transportin e armëve me origjinë kineze, por që në fakt e kanë bërë. Nëse rezulton se e kanë bërë, atëherë si është e mundur që sekretari i mbrojtjes nuk i di termat e kontratës? A ishit ju i vetëdijeshëm për kontratën me municionet kineze? Kontrolli ka rezultuar se nuk ka pasur mall kinez. Unë kuptoj se lidhje përpara kësaj kontrate. Kjo do të thotë se ata i kanë fshirë etiketat kineze në municione. Fola me Diverolin dhe do tregojmë se kompania transportuese është koreane. Ne do të fshijmë origjinën e vërtetë. Po ekzaminohet origjina kineze në termat e kontratës 300 milionëshe. Ka evidenca se AEY ka fshirë origjinën. Duhet të sigurohemi se ata janë në dijeni për këtë lloj malli. Përgjigje: Nëse dikush transportonte mallra kineze nga dikush që ka licencë për këtë transport përtej detit këtë e rregullojnë normat për tregtinë ndërkombëtare. Zyrtarët Duhej investiguar para dhënies së licences, për të bërë verifikimet paraprake. Duhet të siguroheshim që duke dhënë licencën nuk dol të mund të thyej ligji. Licenca nuk ka pasur asgjë ilegale. Bëhet fjalë për kontrata të vecuara lidhur me eksportet. Kongresmen Kompani pa reputacion. Duhej bërë investigim, për atë që do të merret licencën. Kush e ka marrë informacionin për këtë? A keni akses për klasifikimin e kompanive? Personat e përfshirë në këtë kontratë kanë qenë persona në vëzhgim.
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



