Kosova ėshtė shtet plotėsisht i pavarur Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
I dobėtMė i miri 
Thursday, 03 July 2008
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Daniel Fried, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me përparimin e bërë në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në muajin shkurt. Megjithatë, Fried tha se Kosova përballet ende me sfida, përfshirë edhe grupet e gangsterëve politikë serbë.

 

Ai tha se gjendja relativisht e qetë dhe suksesi politik në Kosovë që nga muaji shkurt, i ka bërë të heshtin kritikët, të cilët kishin parashikuar situata të vështira për rajonin, përfshirë dhunën etnike dhe flukset e refugjatëve. Por Fried vuri në dukje se shteti i ri e delikat ka përballë një sërë sfidash, përfshirë ekonominë, pakicën e irrituar serbe në veri dhe gangsterizmin politik, që sipas tij mund të jetë i nxitur nga disa zyrtarë në Beograd.

Në një konferencë me gazetarët, Fried tha se Kosova e pavarur është njohur tashmë nga 43 shtete, ndër të cilat krahas Shteteve të Bashkuara janë shumica e vendeve evropiane dhe shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Në përgjigje të pyetjeve që i drejtuan gazetarët, Daniel Fried, hodhi poshtë idenë se refuzimi i Rusisë për ta njohur Kosovën dhe rrjedhimisht bllokimi i njohjes së saj unanimisht nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, e lë atë në pozitat e një gjysmështeti.
"Ajo është një shtet plotësisht i pavarur, me ose pa një rezolutë të Kombeve të Bashkuara, që ta sanksionojë atë. Ajo është e pavarur. Ajo është njohur nga dy të tretat e Evropës, Japonia dhe Australia. Ajo është një vend i pavarur. Është për të ardhur keq që Rusia zgjodhi rrugën e vështirësimit të procesit, në vend që ta bënte atë më të lehtë, duke krijuar kështu kushte për të rrezikuar stabilitetin, si dhe duke e bërë më të vështirë të ardhmen evropiane të Serbisë. Kjo nuk ishte e dobishme", tha Fried.

Fried tha se shpreson që me kalimin e kohës, Moska do ta ndyshojë qendrimin e saj intransigjent lidhur me Kosovën dhe nuk do të përpiqet ta pengojë qeverinë e re të moderuar të Beogradit të ndjekë rrugën drejt të ardhmes evropiane, siç u shpreh ai.

Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit tha se parlamenti paralel, i formuar në fund të muajit të kaluar nga serbët në veri të Kosovës, nuk ka status ligjor. Fried tha gjithashtu se shumë serbë të Kosovës janë të gatshëm të pranojnë realitetin e ri politik, por kanë frikë ta thonë këtë publikisht, pasi kërcënohen nga gangsterët ekstremistë serbë, disa prej të cilëve kanë hyrë në Kosovë nga Serbia.

"Për serbët që kanë hyrë në Kosovë, është vështirë të thuhet nëse ata janë qytetarë të thjeshtë nacionalistë, apo të lidhur disi me qeverisë, apo zyrtarë. Duket se disa prej tyre ose të gjithë janë të tillë dhe serbët nuk duhet të dërgohen me qëllime të caktuara në Kosovë ose për të mbështetur gangsterizmin. Ky nuk është një veprim i përgjegjshëm. Ne shpresojmë që qeveria e re të veprojë në mënyrë të përgjegjshme". /VoA/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.43475 Seconds