|
Kuochner: Kosova edhe mė tutje ēėshtje e ndėrlikuar |
|
|
|
Saturday, 06 September 2008 |
|
Kosova është edhe më tutje një çështje e ndërlikuar, ka deklaruar shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner, në takimin e shefave të BE-së në Avignon të Francës. Ai ka thënë se Bashkimi Evropian do ta shfrytëzojë përvojën e shuarjes së konflikteve në Ballkan në zgjidhjen e krizës në Gjeorgji.
Kouchner po ashtu ka thënë se Rusia ua kishte tërhequr vërejtjen vendeve evropiane se njohja e pavarësisë së Kosovës mund të zgjojë rreziqet e reja, mirëpo ka shtuar se, “ne e kemi marrë përgjegjësinë për këtë gjë”. "Ne e morëm përgjegjësinë për këtë. Mendoj se nuk kemi mundur të vepronim ndryshe. Shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje në Abkhazi dhe në Oseti Jugore – që do të ishte një marrëveshje politike me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Kouchner, duke përsëritur qëndrimin se ekzistojnë dallime të mëdha në mes të rastit të Kosovës dhe atij të Gjeorgjisë. Si shembull këtu, ai ka përmendur praninë e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, bisedimet e gjata për të arritur një marrëveshje politike si dhe refuzimin për miratimin e Pakos së Ahtisaarit në OKB. Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian të premten kanë filluar takimin dyditor për marrëdhëniet mes BE-së dhe SHBA-ve, në prag të zgjedhjeve presidenciale në këtë vend. /Telegrafi/
|