Lavrov konfirmon mbėshtetjen pėr Serbinė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 17 July 2008
Ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe të Rusisë, Vuk Jeremiq dhe Sergei Lavrov po diskutojnë sot në Moskë rreth Kosovës dhe bashkëpunimit ndërmjet Beogradit e Moskës.

 

 

"Rreth çështjes së Kosovës, ne kemi deklaruar se shpallja e njëanshme e pavarësisë në territorin serb, krijon problem brenda dhe jashtë Kosovës", tha Lavrov, sipas të cilit Rusia është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Serbinë në të gjithë lëmit.

Ai përsëriti edhe qëndrimin rus për rifillimin e negociatave Kosovë – Serbi. "Propozimi rus i bërë më herët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për nevojën e rifillimit të negociatave të drejtpërdrejta midis Beogradit e Prishtinës mbetet plotësisht valid", tha Lavrov.

Në bisedimet e sotme merr pjesë edhe ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin. /REL/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.43920 Seconds