Mali i Zi i njeh pasaportat kosovare Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 16 July 2008
Turistët kosovarë do të mund të udhëtojnë në Mal të Zi duke përdorur pasaportat kosovare me stemën e Republikës së Kosovës, ka deklaruar Jusuf Kalamperoviq ministër i policisë në Qeverinë e Malit të Zi për median e kësaj republike të vogël bregdetare.

 

Kalamperoviq shtoi se Mali i Zi këtë e bën duke e vazhduar traditën e njohjes së dokumenteve të udhëtimit të kosovarëve të cilët deri tani e kanë pasur stemën e UNMIK-ut.

"Qeveria e Malit të Zi për këtë ka marrë vendim në mbledhjen e kaluar të qeverisë dhe ky vendim nuk nënkupton as njohjen dhe as mosnjohjen e Kosovës nga Mali i Zi, por do të thotë se Mali i Zi, si anëtar i OKB-së, të pranojë të gjitha dokumentet për të cilat është dhënë pëlqimi i UNMIK-ut", tha ministri Jusuf Kalamperoviq.

Në këtë mënyrë Mali i Zi do vazhdojë ta mbaj të hapur kufirin me Republikën e Kosovës edhe pas daljes së pasaportave të shtetit më të evropian. Po ashtu kufiri malazias do të vazhdojë të mbetet i hapur edhe për të gjithë mallrat që vijnë nga Kosova./Telegrafi/

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39966 Seconds