| Mali i Zi njohu Republikėn e Kosovės |
|
|
| Thursday, 09 October 2008 | |||||||
|
Republika bregdetare e Malit të Zi, aleate e deridjeshme e Serbisë, nuk ka hezituar të enjten në mbrëmje që ta njohë Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës e ka bërë publik Millan Roçen, ministër i Jashtëm i Malit të Zi.
Ai pas mbledhjes së qeverisë së Malit të Zi ka thënë se njohja e Kosovës nga Mali i Zi është koordinuar me Maqedoninë. Roçen tha se njohja e "Kosovës shtet i pavarur dhe sovran" është vendosur me unanimitet, njofton Radio Televizioni i Malit të Zi (RTCG). Mali i Zi bëhet kështu shteti i 49 i cili e njeh realitetin e ri politik të krijuar në Ballkan. /Telegrafi/
Powered by !JoomlaComment 3.21
3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
|||||||
| < I mėparshmi | Tjetri > |
|---|



