Marrin qindra miliona euro nė Kosovė, dhanė vetėm 500 mijė euro Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 13 July 2008
Sllovenët zotërojnë biznese të fuqishme në Kosovë si kompaninë e telefonisë mobile “IPKO”, bankën e cila renditet e treta në treg,”NLB Banka-Prishtina”, Fondin Slloveno- Kosovar të Pensioneve, aksione në” Birra Peja” dhe eksporte në vlerë prej qindra miliona eurove, ku dominojnë Argeta, Alpsko, mobilie etj, ndërkohë kanë ndarë një shumë qesharake në konferencën e donatorëve për Kosovën, vetëm 500 mijë euro.

 

Në lidhje me këtë, Safet Gërxhaliu, Sekretarë për Mardhënie me Jashtë në Odën Ekonomike të Kosovës, në cilësinë e ekspertit tha se statistikat sllovene tregojnë se eksportet e tyre në Kosovës janë në shumat nga 300 deri në 400 milion euro, ndërsa statistikat e Kosovës për importet nga Sllovenia flasin për shuma deri në 100 milion euro.

“Është një çështje që duhet hetuar”,tha Gërxhaliu.

Ai ka kritikuar ashpër shtetin slloven se pse ka dhënë vetëm 500 mijë euro për Kosovën në konferencën e donatorëve, kur ka një biznes kaq të madhe me Kosovën.

Sipas burimeve qeveritare në Bruksel,edhe vetë qeveria e Kosovës ka mbetur tepër e pakënaqur me shumën e ndarë nga shteti slloven.

“ Nëse dikush e ka shfrytëzuar revolucionin në Kosovë, që ka ndodhur pas luftës dhe e ka mbledhur ajkën e biznesit, atëherë ky vend është Sllovenia. Kjo ka treguar se ky vend ka për qëllim vetëm grabitjen dhe kjo u pa më së miri në konferencën e donatorëve’, tha Gërxhaliu.

Por ai thotë se nuk ka mbetur i befasuar, por se kjo gjë që ka ndodhur duhet ti prekë në sedër të gjithë biznesmenët kosovarë që kanë bashkëpunim të madh me Slloveninë dhe ja mundësojnë asaj të eksportojnë në Kosovë mallra në vlerë prej qindra miliona eurove.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini, thotë se ndihma e shtetit slloven për Kosovën duhej të ishte më e madhe dhe shpreson që Sllovenia ta bëjë këtë herën tjetër.

“Për çdo ndihmë që i është dhënë Kosovës nga çdo shtet, duhet thënë faleminderit. Donacioni slloven është shumë simbolik pasi Sllovenia me prodhimet e saja në Kosovë është mjaft prezent me eksporte në shuma prej dhjetëra milion eurove ‘,tha Shahini duke shtuar se kjo ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e shtetit slloven./Telegrafi/

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41836 Seconds