Ministri Hyseni merr mesazhe inkurajuese nga vendet arabe Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 26 May 2008
Gjatë qëndrimit në Vjenë, ministri i Punëve te Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka zhvilluar një sërë takimesh të ndara me ambasadorët e disa vendeve arabe të akredituar në Austri dhe në organizatat e OKB-së në Vjenë. Gjatë këtyre takimeve, siç bën të ditur Zyra për informim e kësaj ministrie, ministri Hyseni mori mesazhe inkurajuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

 

Ministri Hyseni, në takime të ndara me bashkëbiseduesit e tij, të ngarkuarin me punë në Ambasadën Mbretërore të Arabisë Saudite, Abdulrahman AlSuhaibani, ambasadorin e Sulltanatit të Omarit Dr.Bar M. Al-Hinai, përfaqësuesin e përhershëm të shtetit të Katarit pranë organizatave të OKB-së në Vjenë, Ali Khalfan Al Mansouri, ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Ahmed Al Dosari, ambasadorin e shtetit të Kuvajtit, Fawzi A. Al-Jasem dhe me ambasadorin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Makram Queisi, foli gjerësisht për zhvillimet në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Thekset e bisedës, ministri Hyseni i vuri kryesisht te përparimet e bëra në fushën e legjislacionit, i cili rrjedh nga propozimi dhe rekomandimet e presidentit Ahtisaari si dhe te sfidat me të cilat po përballet shteti më i ri në botë.

Për ministrin Hyseni, Kushtetuta e re e Kosovës e aprovuar kohë më parë nga Parlamenti i Kosovës është një Kushtetutë moderne, e cila respekton standardet më të larta të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave etnike. Këtë bindje ai e përcolli në të gjitha takimet e zhvilluara, duke kërkuar nga bashkëbiseduesit vazhdimin e përkrahjes për shtetin e ri të Kosovës.

Po ashtu, ministri Hyseni u tha ambasadorëve të vendeve arabe, të cilët i takoi sot në Vjenë, se "njohja më e shpejtë e shtetit të pavarur dhe sovran te Kosovës, për popullin e Kosovës krijon një perspektivë të re dhe të qëndrueshme për zhvillim të gjithanshëm".

Ai u bëri thirrje vendeve arabe që të marrin vendimin për njohjen e Kosovës mbi bazën e kërkesës zyrtare, të cilën menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, presidenti dhe kryeministri i Kosovës u kishin bërë vendeve të pavarura dhe sovrane të botës.

Nga takimet që pati në Vjenë gjatë ditës së sotme, ministri Hyseni mori mesazhe inkurajuese, ndërkohë që i ngarkuari me punë në Ambasadën Mbretërore të Arabisë Saudite në Vjenë, Abdulrahman AlSuahibani, ishte mjaft eksplicit. Ai i tha ministrit Hyseni se kishte instruksione nga Riadi që t'i kumtojë ministrit Hyseni se, "Arabia Saudite do ta njohë Kosovën shumë shpejt". /Telegrafi/

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.38136 Seconds