|
Mujota: FSK para shpėrbėrjes sė TMK-sė |
|
|
|
Saturday, 16 August 2008 |
|
Para se të fillojë shpërbërja e TMK-së do të fillojë ngritja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë në një intervistë për Radion Deutsche Welle, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.
“Përgjegjësia e parë e MFSK është në krijimin e FSK-së ndërsa procesi i shpërbërjes së TMK-ës është e drejtë përkatësisht përgjegjësi ekskluzive e NATO-s por do të jetë e përkrahur nga Ministria e Forcës së Sigurisë mbi bazën e ligjeve që janë miratuar në Kuvendin e Kosovës", ka thënë ndër të tjera Mujota. Ai po ashtu ka shpjeguar se në këtë proces – të krijimit të FSK-së dhe shpërbërjes së TMK-së – nuk do të këtë automatizëm, pra, askush nuk do të kalojë nga një pozitë që kishte në TMK drejt një pozite të tillë në FSK. "Në gjithë këtë proces nuk ka asnjë automatizëm, të gjithë do i nënshtrohen ligjit, të gjithë duhet të punojnë me ligj dhe që nga komandanti i FSK-së e deri tek secili ushtar do të kemi procesin e hapur të kandidimit. Të gjithë do të jenë të barabartë dhe mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga strukturat e NATO-s përkatësisht mbi bazën e standardeve të NATO-s. Prandaj ne kemi hyrë në një proces serioz të cilin besoj që do ta kalojmë me sukses", ka shpjeguar ai. /Telegrafi/
|