|
Munter: Serbia tė harrojė Kosovėn |
|
|
|
Wednesday, 10 September 2008 |
|
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Cameron Munter ka deklaruar se shteti i tij nuk pajtohet me iniciativën e Serbisë që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të deklarohet rreth pavarësisë së Kosovës – dhe ka shtuar se Serbia duhet të shikojë kah e ardhmja dhe jo kah e kaluara.
“Shpresojmë se mund të bindim këtë qeveri të fokusohet në ardhmëri dhe jo të shikojë kah e kaluara... që bashkërisht me ne të punojë në afrimin me BE-në, pasi që për këtë kanë votuar qytetarët e shtetit tuaj”, ka thënë Munter në një intervistë për gazetën Blic, duke shtuar se në këtë formë, Serbia mund t’i tërheq investitorët amerikanë dhe të tjerë – sepse përndryshe ata do të investojnë në vende të tjera të botës. I pyetur nëse kjo do të thotë se Serbia duhet a harrojë Kosovën, Munter ka thënë se, “poenta nuk është të harrohet Kosova, por çfarë dëshirojnë qytetarët e Serbisë”. “Të gjitha anketat tregojnë se (qytetarët e Serbisë) dëshirojnë përparim, demokraci dhe jetë të dinjitetshme, derisa çështja e Kosovës nuk është në mesin e prioriteteve”, ka thënë ia. /Telegrafi/
|