NATO: Rritet numri i pjesėtarėve tė KFOR-it nė Kosovė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 25 May 2008
NATO ka njoftuar sot se ka rritur numrin e ushtarëve në Kosovë, duke vërtetuar se të shtunën kanë arritur edhe 200 ushtarë shtesë nga Britania e Madhe.

 

 

Aleanca planifikon që numri i tanishëm prej 16.000 ushtarëve në Kosovë të rritet edhe për 600, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Përforcimi do të duhej të arrijë gjatë ditëve të ardhshme në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, ka thënë zëdhënësi i NATO-s në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të NATO-s, ushtarët do të duhej të qëndronin një muaj, derisa detyrë e tyre do të jetë të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë në prag të 15 qershorit, kur do të futet në fuqi Kushtetuta e Kosovës dhe institucionet kosovare të marrin përgjegjësitë në shtet, ka njoftuar agjencia.

NATO merr pjesë me numrin më të madh të ushtarëve në kuadër të forcave të KFOR-it të cilin e përbëjnë pjesëtarët e 34 vende të botës.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40699 Seconds