Ndėrkombėtarėt rikthejnė Naim Huruglicėn Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Monday, 18 August 2008
Sipas gazetes Lajm, drejtori i suspenduar i Shërbimit Doganor të UNMIK-ut, Naim Huruglica, së shpejti pritet të rikthehet në vendin e tij të punës, pas presioneve që Qeveria e Kosovës ka marrë nga UNMIK-u, por edhe Zyra amerikane në Prishtinë. Si UNMIK-u, ashtu edhe Zyra Amerikane, kanë lënë të kuptohet se shkarkimi i Huruglicës nuk është në kompetencë të Qeverisë së Kosove.

 

Burime të besueshme të gazetës brenda UNMIK-ut thonë se Naim Huruglica ka mundësi të kthehen në që nga fillimi i kësaj jave.

“Zyra Amerikane ka bërë presione në Qeveri që ai të kthehet në punë. Doganat aktualisht nuk janë kompetencë e Qeverisë së Kosovës, kështu që Qeveria nuk mund të bëjë shkarkime të tilla” tha burimi i gazetës brenda UNMIK-ut.

Sipas këtij burimi, qëndrim të njëjtë kanë pasur edhe funksionarë të lartë të administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Naim Huruglica nuk dëshiroi të japë ndonjë koment për gazetën lidhur me shkarkimin e tij, por as për rikthimin e tij postin që ka mbajtur.

“Nuk dua të flas deri sa të përfundojë procesi”, tha shkurt ai.

Edhe zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës hezituan të shprehen qartë për rikthimin e tij të mundshëm.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci tha se për këtë çështje duhet të pyetet ministri Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, mirëpo edhe ky i fundit nuk i pëlqen të flitet për këtë çështje. “E lëmë më mirë që për këtë çështje të flasim të hënën”, tha shkurt ministri Shala.

Mirëpo, pas insistimeve për një përgjigje, Shala u shpreh se nuk ka ndonjë presion nga dikush për ta kthyer drejtorin e suspenduar në punë.

Drejtori i Doganave të UNMIK-ut, Naim Huruglica, së bashku me sekretarin e ministrisë së Mjedisit, Muhamed Aliu, janë suspenduar nga puna si përgjegjës për lejimin e futjes në Kosovë të 60 tonëve më vaj disulfurik, e cila konsiderohet e rrezikshme për mjedisin.

 

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
diki  - der kur ma   |85.49.11.xxx |2008-08-31 14:46:36
po pse me lshue pe bre para unmikut , der kur po poshtrersohemi
der kur do te bejm shtetin ton funksional
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.45294 Seconds