Nishani: Ndjekje penale pėr dy prokurorė, kėrkuan tė ndalonin Fazllic Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 1
I dobėtMė i miri 
Saturday, 11 October 2008
Ministria e Brendshme ka kërkuar ndjekje penale për dy prokurorë, që kërkuan të ndalonin Damir Fazllic gjatë kohës që ai ishte në Tiranë. Deklarata është bërë sot nga kreu i ministrisë, Bujar Nishani, sipas të cilit prokurorët kanë shkelur Kushtetutën dhe për këtë duhet t’i nënshtrohen hetimit.

“Ligjet e vendit dhe ai i Policisë së Shtetit, ndalojnë rreptësisht zbatimin e urdhërave që vijnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e tjera të vendit”

ka thënë Nishani, duke sqaruar se dy prokurorë, njëri i Prokurorisë së Përgjithshme dhe tjetri Z/Prokurori Rrethit të Tiranës kanë telefonuar në orën 15:17 shefin e komisariatit të Rinasit e më pas dhe drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Kufirit të Qarkut Tiranë, duke kërkuar ndalimin e udhëtimit dhe shoqërimin në ambientet e policisë të biznesmenit me shtetësi britanike dhe boshnjake Damir Fazllic.Sipas Nishanit, kërkesa për ndalim me telefon është bërë në një kohë kur Fazllic ishte larguar nga Shqipëria në orën 15:04.

Në emër të instucionit që drejton ai i ka cilësuar arkaizma të së shkuarës së hidhur të këtij vendi, urdhërat me telefon të prokurorëve të çdo lloj niveli që ata përfaqësojnë për të ndaluar dhe penguar një qytetar të lirë.

Policia e Shtetit, sipas tij, në çdo rast dhe çdo rrethanë do të zbatojë vetëm urdhërat me shkrim që nuk bien në kundërshtim me Kushtetutën e këtij vendi.

“Në rastin konkret nga ana e prokurorëve përkatës është synuar përdorimi i policisë për krijimin e një skandali të madh ndërkombëtar me këtë shtetas të huaj”- ka shtuar Nishani.

Për këtë rast, Ministria e Brendshme ka nisur një hetim të plotë për të vendosur para përgjegjësisë ata që(sipas Nishanit) mendojnë se mund të ndalojnë me telefon qytetarët e huaj në këtë vend.

“Kjo Ministri, do të kërkojë ndjekjen penale të dy prokurorëve që i kanë lejuar vehtes një akt të tillë në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit, shkelje të hapur të Kodit të Procedurës Penale që përcakton qartë se kur një person shoqërohet dhe shkelje të hapur të Ligjit për të Huajt”- përfundoi ai.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.20220 Seconds