|
Pack: Parlamenti Evropian ka tė drejtė tė vendosė flamurin e Kosovės |
|
|
|
Thursday, 29 May 2008 |
|
Kryesuesja e delegacionit për Evropën Juglindore në PE, Doris Pack ka deklaruar sot se Parlamenti Evropian ka të drejtë të shfrytëzojë flamurin e Kosovës së pavarur.
"Nuk i takon Beogradit të vendosë për punën e Parlamentit Evropian”, i ka thënë Pack mediave serbe. Pack, e cila ka kryesuar takimin ndërparlamentar të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Kosovës, ku për herë të parë është vendosur edhe flamuri i Republikës së Kosovës, ka thënë se nuk e ka marrë notën e protestës të Beogradit zyrtar, por për këtë gjë ka lexuar në mediat serbe. "Ky është reagim i Beogradit, mirëpo nuk u takon atyre të vendosin për punën që ne bëjmë në Parlamentin Evropian. Ne kemi rregullat tona. Ne kemi vendosur të pranojmë Planin e Ahtisaarit dhe, ajo çfarë ngjan këtë vit është vetëm vazhdim i tij, andaj për këtë arsye kemi të drejtë të shfrytëzojmë flamurin e këtij shteti të ri”, ka thënë Pack. /Telegrafi/
|