|
Policėt e SHPK-sė nė veri tė Kosovės paguhen nga MUP-i i Serbisė |
|
|
|
Saturday, 03 May 2008 |
|
Javën e kaluar policët serbë të SHPK-së në veri të Kosovës kanë bërë një hap tjetër në drejtim të shkëputjes nga SHPK-ja, uniformën e së cilës ende e mbajnë. Siç shkruan në numrin e sotëm gazeta Zëri, nga Beogradi, përkatësisht nga MPB-ja e Serbisë, atyre u janë shpërndarë pagat e para, më të mëdha se ato të SHPK-së, të cilat i kanë refuzuar, në shumë prej 400 deri 600 euro, varësisht nga grada dhe pozita.
Burimi i kësaj gazete, megjithatë, nuk ka qenë në gjendje të tregojë nëse këto paga nga Beogradi i kanë marrë edhe policët të tjerë serbë në rajonin e Prishtinës dhe Gjilanit, që tash e gati tre muaj janë me statusin e të suspenduarit. Në një prononcim për këtë gazetë, zëdhënësi i SHPK-së, Veton Elshani, nuk ka dashur të komentojë asgjë rreth rastit. Ai vetëm ka përsëritur se policët serbë janë të suspenduar me pagesë, po nuk ka treguar se a janë kah i marrin pagat e SHPK-së, a i kanë mbyllur xhrillogaritë apo i kanë marrë pagat e MUP-it bashkë me ata nga Mitrovica. Së paku 270 policë kosovarë që deklaratuivisht ende janë nën autoritetin e policisë së UNMIK-ut paguhen nga Beogradi, bën të ditur Zëri. Edge zyrtarët e UNMIK-ut por edhe qeveritarët vendorë po vazhdojnë të mbajnë mbyllur sytë duke prolonguar ballafaqimin e pashmangshëm me realitetin që tanimë po krijohet në veri të Kosovës. /Telegrafi/
|